“Do të doja të mos e kisha ushqyer kurrë fëmijën me gji” rrëfimi i sinqertë i një nëne

0 0

 

Ushqyerja me gji është një nga ekpseriencat më të bukura gjatë rritjes së fëmijës, por jo të gjitha nënat e përjetojnë njësoj. Ky është edhe rasti i nënës së dy djemve, e cila kur ka ndërprerë gjidhënien e fëmijës së dytë ka bërë një postim në instagram ku është treguar shumë e sinqertë me ndjekësit e saj.

“Uroj që kurrë të mos e kisha ushqyer me gji fëmijën tim. Tri javë pasi kam ndërprerë gjidhënien ndihem njeri më i mirë, nënë më e mirë, bashkëshorte më e mirë. Kam më shumë kohë për djalin tjetër, kam më shumë energji. Nuk di ta shpreh me fjalë sa shumë më rifreskon fakti që po tregohem kaq e siqertë në lidhje me ndalimin e ushqyerjes me gji. Tani nuk kam më frikë të dal publikisht. E di që do të ketë shumë komente negative, por mendoj se është e rëndësishme që nënat të kuptojnë se kanë mundësi zgjedhjeje. Ka shumë mënyra për të qenë një nënë e mirë. Por ajo që shumë nëna harrojnë është se ka shumë rëndësi që nëna të jetë e lumtur”.

Ajo ishte shumë e përgatitur të priste një lumë komentesh negative, por për habinë e saj ka ndodhur e kundërta. Shumë nëna janë bashkuar me mendimin e saj, duke e falënderuar për sinqeritetin dhe kurajon që atyre u ka munguar.

“Faleminderit për këtë postim. Që kur isha shtatzanë unë kam menduar se e vetmja mundësi ishte të ushqeja fëmijën me gji. Por nuk ishte aq e thjeshtë, nuk ndihesha e lumtur. Isha e tensionuar. Të paktën nuk jam vetëm. Faleminderit”, – ishte një nga komentet.

“Njësoj jam ndjerë dhe unë. Ndërprerja e gjidhënies ishte vendimi më i mirë që mund të merrja për familjen”, – ka komentuar një tjetër nënë.

Të gjitha nënat duhet të besojnë instiktet e tyre kur bëhet fjalë për ushqyerjen e foshnjave. Ushqyerja me gji ka absolutisht efektet e saj pozitive, por jo domosdoshmërisht është opsioni më i mirë për çdo nënë.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji/ duhet te respektohet cdo vendim dhe zgjedhje qe ben nena

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X