Kur një nxënës u paraqit ë shkollë pa bërë detyrat e shtëpisë dhe mësuesja e pyeti përse, ai i ka shkruar asaj një letër, e cila shumë shpejt u bë virale.
“Në fundjavë është koha kur nuk duhet të kemi stres, për të dalë me miqtë, për të parë televizor dhe për të luajtur lojëra të ndryshme. Detyrat e shtëpisë më çmendin dhe më heqin kënaqësinë. Jam shumë i shqetësuar për nivelin e stresit, sepse nëna ime është thinjur si pasojë e stresit.
Unë dua të jem i lumtur. Detyrat e shtëpisë nuk do të na duhen në jetën reale. Në punët që do të kemi kur të rritemi, pronarët e drejtuesit tanë nuk do të na japin detyra shtëpie. Nuk keni pse të na jepni as në shkollë, sepse nuk është e dobishme”, – ka qenë përgjigja që i ka dhënë ai mësueses së tij.
Letra e publikuar në Twitter është shpërndarë 60 mijë herë.
Nëna e tij është shprehur se letra e të birit nuk e ka habitur, sepse ai njihet për sensin e humorit dhe është shprehur gjithmonë se nuk i pëlqejnë detyrat e shtëpisë.
Po fëmijët tuaj si mendojnë për detyrat e shtëpisë?
Lexo edhe: A sherbejne detyrat e shtepise gjate pushimeve?









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu