Disa këshilla të dobishme në lidhje me atë çfarë duhet të bëni pasi keni vaksinuar fëmijën tuaj janë:
Si duhet të veprojmë kur fëmija nuk është i qetë?
Pas vaksinimit fëmija mund të mos jetë i qetë sepse ka dhimbje në vendin e injeksionit ose ka temperaturë. Në këtë rast mund t’i jepet paracetamol, që ndihmon për të ulur temperaturën si edhe për të qetësuar dhimbjet.
Si duhet të veprojmë kur fëmija e ka vendin e shpimit të enjtur, skuqur dhe të nxehtë?
Në vendin e injeksionit, kemba ose krahu mund të skuqen dhe enjten dhe për të lehtësuar këto shqetësime mjafton të vendoset një pecetë e pastër dhe e ftohtë në vendin e skuqur ku fëmija ka dhimbje. Nëse mendoni se fëmija ka shumë dhimbje dhe bezdiset kur e prekni sado lehtë, mund t’i jepni paracetamol.
Po në rast temperature?
Gjithmonë pas vaksinimit duhet të masni temperaturën e fëmijës. Nëse ajo është e lartë:
• I jepni fëmijës sa më shumë lëngje;
• E vishni lehtë dhe mos e mbuloni shumë ndërsa fle;
• I bëni banjo me ujë të vakët, por jo të ftohtë;
• I jepni paracetamol nëse temperatura shkon mbi 38 gradë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu