Fëmija po fillon të përshtatet!
Disa fëmijë fillojnë të përshtaten me programin rreth ditës së 3-5, kështu që sot mund te jetë nata juaj me fat. Nëse fëmija juaj ka filluar të mesohet të qetësohet vet, mund ta zgjasni kohën e kontrollit me 15 minuta. Kontrolli i fëmijës është në të mirë të prindit, por nëse e shikoni se fëmija juaj stimulohet nga prezenca juaj mund të veproni duke mos ju parë ai.
Një tjetër problem në këtë fazë mund të jetë ushqyerja e fëmijës. Ju mund ta ushqeni duke e marrë në krah, pa i folur dhe pa ndezur drita. Nëse do t’ju duhet t’i ndryshoni pelenën duhet të veproni po njësoj, dhe më pas ta vendosni sërish në shtratin e tij. Kontrolli duhet të bëhet në këtë mënyrë: Kontrolli i parë- pas 15 minutash; Kontrolli i dytë- pas 17 minutash; Kontrolli i tretë- 20 minutash;
Kontrolloni çdo 20 minuta.
Kontrolli nuk duhet të zgjasë më shumë se 1-2 minuta.
Vazhdon dita e gjashtë…

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu