Pernenat 24 Tetor, 2019 1012

Rrëfimi i një gruaje/ “Bashkëshorti është njeri shumë i ftohtë, si mund ta ndryshoj?

Pershendetje nena. Doja te ju pyesja per dicka jasht temes,meqense jemi te gjitha femra kemi dhe probleme tjera vec femijeve dhe askush nuk na kupton. Edhe une kam nje shqetesim qe doja ta ndaja me ju dhe me aq sa ju mendoni dhe llogjikoni apo keni eksperienc ,e doja nje mendim te sinqert.

Problemin e kam me tim shoq pasi kemi vetem 3 vite lidhje bashk,fejes martes. Kemi dhe nje engjell fal zotit dhe ajo eshte bekimi jon. Pertej kesaj burri im eshte nje njeri shume i mir shume i dhembsur por ka nje natyr shume te ftoht eshte shume i akullt nuk me thot te dua,as zemer as shpirt,as nuk me perqafon kurr i pari,as nuk bisedon me mua per ndonje problem qe mund tket,nuk arrij ta kuptoj sepse kur u njohem ishte ndryshe dhe kur e pyes me thot qe ndryshe ti sdo lidheshe me mua.

Kur e pyes qe: a me ke zemer,atij i ngrehen nervat se i duken gjera femijesh kto. Une e di qe me do eshte natyr shume besnik nuk dyshoj kurr te ai se me tradhton se eshte shum natyr e drejt nuk merret kurr me fjal,ndihmon njerez qe kan nevoj dhe familja per te eshte e shenjt. Kenaqem kur e shoh qe luan me vajzen e puth e do shume dhe e di qe i ve flaken botes per te,por problemi eshte se nuk mi shpreh ndjenjat. Tpakten me ka len te kuptoj qe kshu natyre ka! Por ka dit qe me merzit shume se edhe une kam nevoj per nje ngrohtesi apo fjal te mir. Ai nuk me puth asnjeher,edhe kur i afrohem une ai me kthen faqen,mduket sikur besdiset edhe nga vetja shume her.

Ka nje natyre shume te veshtir qe askush sbesoj do ta duronte kshu si une,por kam frik se jeta eshte e gjat,hallet dhe sprovat e jetes do na lodhin dhe kjo mund te kthehet larg qoft ne ndarje. Me vjen shume her ti them qe jam ber pishman qe jam martu me ty po sja kam then asnjeher se mund te ma kthej me qetsi se ja ku e ke deren ik! Nuk e di moj nena me jepni nje mendim a ka naj gje qe nuk shkon ktu apo kshu jan meshkujt. A ka shance te ndryshoj me kalimin e kohes?

Dalim shuuume rrall me 1000 lutje duhet ta lus 2 muaj para me dal mezor edhe ateher e nxisin prinderit e tij. Theksoj qe jetoj me prinderit e tij,ato jan shume te mir shkojme shume mir te gjith jetoj ne paqe me cdo gje pervecse me burrin. Eshte natyr qe mban shume halle perbrenda dhe nuk me ndegjon kur i them qe te shprehet per cdo gje. Eshte njeri shume i vecant,nuk e di a ka tjer me si ky se une mendoj qe jo! Nejse nje mendim te sinqert se u zgjata. ti keni me jet bebushat 😊❤️






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X