Diskriminimi për gjidhënien detyron nënat të japin dorëheqjen nga puna

0 0

 

Dy të tretat e nënave që paragjykohen në vendin e punës për shkak të ushqyerjes me gji, përfundojnë duke u larguar nga puna. Gjetjet u përfshinë në një nga raportet e para gjithëpërfshirëse mbi diskriminimin e gjidhënies në vendin e punës.

75 për qind e punonjëseve në atë grup përjetuan një lloj dënimi ekonomik, të tilla si orët e reduktuara të punës.

Diskriminimi i ushqyerjes me gji mund të tingëllojë si diçka që nuk do të përjetonit kurrë në punë, por është trishtim më i zakonshëm nga sa mund mendoni. Disa nënave u mohohet e drejta për të shkuar në një vend të pastër e të qetë ku të mund të shtrydhin gjirin me pompë dhe një situatë e tillë për një kohë të gjatë i detyron nënat të japin dorëheqjen nga puna.

Në përgjithësi, gratë duhet të kenë një vend të pastër për të pompuar, 15-20 minuta pushim për ta bërë këtë dhe një ndryshim të përkohshëm në detyrat në punë nëse është i nevojshëm. Kur këto kërkesa themelore nuk plotësohen, shumë nëna përfundojnë në largimin më herët se sa planifikonin.

Një tjetër gjetje e rëndësishme nga studimi tregon se diskriminimi i gjidhënies është më i larti në mjediset e punës tradicionalisht “të dominuara nga meshkujt”.

Në fakt, një studim i vitit 2018 tregoi se çelësi i suksesit të dhënies së gjirit për nënat e reja që kthehen nga leja e lindjes është mbështetja e bashkëpunëtorëve.

Lexo edhe: Pse kur thoni “S’ka si qumeshti i gjirit” shkakton nje situate te komplikuar per disa nena?

[poll id=”23″]

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X