Disa trajtime natyrale kunder konjuktivitit tek syte e femijes

0 0

Konjuktiviti është një problem që mund të shfaqet tek sytë e fëmijës edhe më shpesh tani në stinën e verës. Duhet t’ju rikujtojmë të mbroni sytë e tyre nga një inflamacion i tillë apo çdo problem tjetër me anën e syzeve cilësore.

Konjuktiviti

Është një inflamacion akut i syve që mund të shkaktohet nga bakterie, alergji të ndryshme si edhe viruse. Mund të shoqërohet nga skuqja e syve, fryrja, kruarjet dhe djegia. Për të diagnostikuar problemin duhet të shkoni tek mjeku pediatër dhe nëse edhe ai jua aprovon mund të provoni të trajtoni problemin në mënyrë natyrale.

  • Konjuktiviti alergjik

Ndryshe nga format e tjera te konjuktivitit, ky problem shfaqet më tepër në stinën e pranverës për shkak të polenit por edhe dielli mund ta provokojë. Simptomat tipike janë djegia, kruarja dhe lotimi i tepërt. Në këtë rast mund të përdorni disa pika me bazë kortizoni.

  • Konjkutiviti bakterial

Në këtë rast krahas djegies dhe kruarjes shfaqen edhe sekrecione të verdha duke shkaktuar edhe ngjitje të syve. Shfaqet zakonisht në rast virozash.

  • Konjuktiviti viral

Sytë skuqen, kruhen dhe lotojnë. Duhet një higjenë shumë e mirë edhe e peshqirëve dhe këllëfëve të jastëkut.

Disa zgjidhje natyrale

  • Farat e finokut. Zihen dhe filtrohen, më pas lëngu përdoret për shpëlarjen e syve.
  • Lulet e kamomilit. Përdoret nëse janë irrituar mukozat e lëkurës së syve. Gjithashtu uji i kamomilit qetëson edhe skuqjen apo kruarjet.
  • Lulet “Euphrasia” ka veti anti-alergjike, dhe konsiderohet si një lule ideale për shëndetin e syve. Zihet lulja dhe çaji përdoret për t’u aplikuar me pambuk në sytë e fëmijës. pambuku lihet të veprojë për disa minuta në sytë e tij.

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X