Konjuktiviti është një problem që mund të shfaqet tek sytë e fëmijës edhe më shpesh tani në stinën e verës. Duhet t’ju rikujtojmë të mbroni sytë e tyre nga një inflamacion i tillë apo çdo problem tjetër me anën e syzeve cilësore.
Konjuktiviti
Është një inflamacion akut i syve që mund të shkaktohet nga bakterie, alergji të ndryshme si edhe viruse. Mund të shoqërohet nga skuqja e syve, fryrja, kruarjet dhe djegia. Për të diagnostikuar problemin duhet të shkoni tek mjeku pediatër dhe nëse edhe ai jua aprovon mund të provoni të trajtoni problemin në mënyrë natyrale.
- Konjuktiviti alergjik
Ndryshe nga format e tjera te konjuktivitit, ky problem shfaqet më tepër në stinën e pranverës për shkak të polenit por edhe dielli mund ta provokojë. Simptomat tipike janë djegia, kruarja dhe lotimi i tepërt. Në këtë rast mund të përdorni disa pika me bazë kortizoni.
- Konjkutiviti bakterial
Në këtë rast krahas djegies dhe kruarjes shfaqen edhe sekrecione të verdha duke shkaktuar edhe ngjitje të syve. Shfaqet zakonisht në rast virozash.
- Konjuktiviti viral
Sytë skuqen, kruhen dhe lotojnë. Duhet një higjenë shumë e mirë edhe e peshqirëve dhe këllëfëve të jastëkut.
Disa zgjidhje natyrale
- Farat e finokut. Zihen dhe filtrohen, më pas lëngu përdoret për shpëlarjen e syve.
- Lulet e kamomilit. Përdoret nëse janë irrituar mukozat e lëkurës së syve. Gjithashtu uji i kamomilit qetëson edhe skuqjen apo kruarjet.
- Lulet “Euphrasia” ka veti anti-alergjike, dhe konsiderohet si një lule ideale për shëndetin e syve. Zihet lulja dhe çaji përdoret për t’u aplikuar me pambuk në sytë e fëmijës. pambuku lihet të veprojë për disa minuta në sytë e tij.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu