Disa kombinime te frutave dhe perimeve per ushqyerjen e femijes

0 0

Ushqyerja e fëmijës ju vendos shpesh në vështirësi? Provoni kombinimet e mëposhtme për më shumë shije dhe vlera ushqyese.
• Spinaq dhe patate. Fëmija mund ta konsumojë këtë kombinim duke filluar nga muaji i shtatë. I zieni patatet dhe në minutat e fundit shtoni fletët e spinaqit. E kaloni në frulator për të përftuar një pure homogjene. Këtë praktikë do ta bëni në çdo kombinim, duke e rregulluar në fund me djathin e bebes dhe pak vaj ulliri.
Bizele, patate dhe karrotë. Edhe në këtë rast fëmija duhet të jetë të paktën 7-të muajsh. Kjo pure do të përmbajë vitaminë A e cila merret nëpërmjet karrotës si edhe beta-karoten.
• Oriz dhe thjerrëza. Mud të përdoret si ushqim nga muaji i 8-të. Thjerrëzat janë një burim shumë i mirë hekuri, proteinash dhe fibrash.
• Pulë dhe patate e ëmbël. Mund të përdoret duke filluar nga muaji i 8-të. Kjo pure mund të rregullohet edhe me pak qumësht nga ai që fëmija pi zakonisht.
• Pulë, brokoli dhe patate. Fëmija mund ta konsumojë duke filluar nga muaji i 8-të. Mund të përgatitet edhe pa patate.
• Mish vici dhe karrotë. Mishi i kuq mund të prezantohet duke filluar nga muaji i 8-të në atë të 10-të, dhe në këtë moment mund ta përgatisni me karrotë. Mishi duhet të ziejë për të paktën 2 orë, ndërsa karrotat mund të shtohen 20 minutat e fundit.
• Kungull i verdhë, patate e ëmbël, brokoli dhe karrotë. Këshillohet të përdoret nga muaji i 7-të.
• Karrotë dhe avokado. Një kombinim i mrekullueshëm që mund të përdoret nga muaji i 6-të. Avokado nuk ka nevojë për zierje, ndërsa karrota po.
• Dardhë dhe kumbull. Kombimin perfekt për t’u përdorur që në momentet e para të fillimit të ushqyerjes.

Lexo dhe:Si ta mësoj fëmijën të hajë ushqimet jo të ëmbla?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X