Qumështi i gjirit, ushqimi më i mirë për fëmijën!
- Është e vërtetë që ka disa lloje qumështi?
Po, në varësi të fazës së laktacionit. Ai ndryshon sipas moshës, gjendjes shëndetësore të fëmijës, momenteve të një vakti.
- Cilat janë fazat e laktacionit?
Kulloshtra: qumështi që del nga gjiri në ditët 1-7 pas lindjes. Është i pasur me proteina, pak yndyrë dhe shumë antikorpe.
Qumështi i tranzicionit: është ai që prodhohet pas kulloshtrës dhe para qumështit të maturuar. Prodhohet nga dita 8-20.
Qumështi i maturuar: prodhohet nga dita 20 dhe ka sasi të ndryshme të yndyrës, e cila ndikon edhe në ecurinë e peshës së fëmijës. Ai përmban shumë elementë të rëndësishëm.
- Nga çfarë përbëhet qumështi i gjirit?
Ai përbëhet nga: uji, proteinat, yndyrnat, karbohidratet, mineralet, vitaminat. Ai gjithashtu përbëhet edhe nga përbërës jo ushqyes si: faktorët anti-mikrobialë, enzimat tretëse, hormone dhe disa faktorë të rëndësishëm për rritjen dhe mbrojtjen ndaj disa infeksioneve dhe sëmundjeve.
- Për sa kohë fëmija duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri?
Deri në muajin e 6. Deri në këtë moment fëmija nuk ka nevojë për asnjë ushqim tjetër.
- Sa kohë duhet të ushqej me gji?
Edhe pasi fëmija ushqehet me ushqime të ngurta, qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm. Ai i jep fëmijës përbërës shumë të rëndësishëm që ndikojnë në rritje deri në moshën 2 vjeçare.
Lexo edhe: Si te rrisim qumeshtin e gjirit nepermjet ushqimit?
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu