Kjo është një patologji jo shumë e njohur nga nënat e cila mund të shkaktojë probleme estetike dhe shëndetësore. Pas lindjes është normale që indet e barkut të jenë të lëshuar dhe zona abdominale të ngjajë e fyrë, kjo pasi organet e brendshme duhet të kthehen në gjëndjen e mëparshme. Zakonisht rikuperimi ndodh brenda një viti, por edhe më parë tek disa nëna.
Po në rast se barku shfaqet shumë i fryrë?
Nga ana tjetër, në disa raste barku mund të vazhdojë të qëndrojë i fryrë për një kohë të gjatë dhe lëkura tepër e lëshuar. Në këtë rast kemi të bëjmë me diastazën e mureve abdominale. Kjo shkaktohet në rastet kur muskujt abdominal të cilët janë ndarë për t’i bërë vend fetusit, vazhdojnë të qëndrojnë në atë gjendje edhe pas lindjes.
Cilat janë pasojat?
Krahas problemit estetik, mund të shkaktohen edhe një sërë pasojash shëndetësore që komplikojnë jetën e gruas dhe e bëjnë të vështirë kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Gruaja ka:
- Vështirësi në mbajtjen në krah të fëmijës;
- Humbje stabilitetit të zonës së legenit;
- Prolaza (humbje e qëndrueshmërisë së zonave që mbajnë organet, duke shkaktuar zgjatje të tyre dhe humbje të funksioneve normale);
- Të përziera si pasojë e sforcimeve;
- Vështirësi në tretje;
- Hernie ombelikale.
Ky problem trajtohet me anën e ndërhyrjes kirurgjikale, i cili është një operacion i thjeshtë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu