Dhuna nga ana e të rinjve është njëra nga format më të shpeshta të dhunës. Edhe sulmet mes të rinjve kontribuojnë në masë të madhe në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të parakohshme, lëndimeve dhe invaliditetit. Dhuna mes të rinjve i lëndon jo vetëm viktimat por edhe familjet e tyre, shokët dhe shoqërinë në përgjithësi.
Ekziston një lidhje e ngushtë në mes dhunës së ushtruar nga të rinjtë dhe formave tjera të dhunës. Nëse një djalë apo vajzë e re është e dhunshme, shpesh herë kryejne edhe vepra penale dhe shfaqin probleme të tjera psikologjike dhe sociale. Studimet tregojnë se gjendja e dehur është një faktor i rëndësishëm që mund të përshpejtojë dhunën.
Por cilët janë faktorët e tjerë që ndikojnë?
Ndikimi i familjes dhe moshatarve
Atmosfera në shtëpi është çelësi për zhvillimin e sjelljes së dhunshme tek të rinjtë. Disa prej faktorëve kryesorë familjarë të lidhura me dhunën tek adoleshentët janë:
- Mbikqyrje e keqe e fëmijve nga ana e prindërve dhe dënime të rënda fizike për disiplinimin e tyre;
- Konfliktet mes prindërve në fëmijërinë e hershme;
- Niveli i ulët i besnikërisë mes fëmijës dhe prindërit;
- Ndarja e prindërve në moshë të hershme;
- Nivel i ulët i kohezionit familjar, pra mungon komunikimi dhe ndjenja e të qënit pranë njëri-tjetrit në çdo moment;
- Statusi i ulët socio-ekonomik i familjes;
- Shoqërimi me moshatarë keqbërës gjithashtu lidhet me dhunën tek personat e rinj.
Faktorët individualë
Faktorët kryesorë të personalitetit të fëmijës janë:
- Hiperaktiviteti;
- Impulsiviteti;
- Kontrolli i ulët ndaj sjelljes së tij (për shembull mungesa e aftësisë së kontrollit të inatit);
- Problemet me vëmendjen;
- Historitë e hershme të sjelljes agresive;
- Nivele të ulëta arsimore.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu