Dhembet e pare te bebes, 7 faktet qe prinderit duhet te dine

0 0

Të gjithë prindërit duhet të dinë se dalja e dhëmbëve tek fëmijët është e ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Gjithsesi janë 7 fakte që ju duhet të keni parasysh në lidhje me këtë proçes. Ja cfarë këshillojnë mjekja pediatre e çertifikuar në “Pediatric Associates of New York” dhe “NYU Langone Medical Center”, Dina DiMaggio,  si edhe Julie Cernigliaro mjeke pediatre e specializuar në fushën e  stomatologjisë infantile pranë “Pediatric Dental Residency Program” në Brooklyn, ku edhe ushtron profesionin e saj si drejtuese e qendrës.

  1. Dalja e dhëmbëve për shumë fëmijë ndodh ndërmjet muajit të 6-12

Ata do të fillojnë të fusin sende dhe duart në gojë që në muajin e 3, megjithatë dhëmbi i parë zakonisht del në muajin e 6. Disa fëmijë mund të mos kenë ende asnjë dhëmb në ditëlindjen e parë. Zakonisht del i pari dhëmbi poshtë, dhe në vitin e 3 të jetës dalja e tyre ka përfunduar.

  1. Fluori është shumë i rëndësishëm

Fëmija duhet të pijë ujë të pasur me këtë element si edhe të konsumojë ushqime që e përmbajnë atë. Ai duhet të futet në dietën e fëmijës në muajin e 6.

  1. Duhet të qetësoni dhimbjen e xhinxhivave

Këtë mund ta bëni me anën e një masazhi tek xhinxhivat, duke i ofruar dicka të ftohtë (ujë, kos, një lodër etj), apo një medikament me përbërje paracetamoli i cili do ta qetësoj disi këtë dhimbje. Flisni me mjekun për t’i dhënë dozën e duhur.

  1. Kujdes me varësen “Amber”

Nëse do të përdorni një të tillë duhet të bëni kujdes pasi fëmija mund ta shtrëngojë shumë dhe të mbytet.

  1. Duhet të pastroni dhëmbët e fëmijës

Këtë duhet ta bëni dy herë në ditë duke përdorur një pastë dhëmbësh me përbërje fluori në një sasi shumë të vogël (gati sa një kokërr orizi). Në moshën 3 vjeçare sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizele.

  1. Mund të shfaqet fillimisht dhëmbi lart

Zakonisht të parët shfaqen dhëmbët e poshtëm, megjithatë tek disa fëmijë mund të ndodhë e kundërta. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

  1. Caktoni një takim tek mjeku

Është shumë e rëndësishme që mjeku i dhëmbëve të kontrollojë gojën e fëmijës si edhe ecurinë e proçesit deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.

Lexoni edhe: Bebi po qan? Disa truke per ta qetesuar

 

 

[poll id=”6″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X