A e kalojnë të gjitha nënat periudhën e depresionit pas lindjes?
Jo. Vetëm rreth gjysma e nënave të reja ndihen të pasigurta për t’u kujdesur për bebin e tyre, gjatë pjesës më të madhe të ditës. Kjo njihet si “depresioni i bebit”, dhe kalon pas disa ditësh.
Kur ndodh depresioni pas lindjes?
Në pjesën më të madhe të rasteve depresioni pas lindjes fillon në muajin e parë të lindjes, por mund të fillojë edhe gjashtë muaj më vonë.
Çfarë e shkakton atë?
Janë faktorë të ndryshëm që ndikojnë dhe mund të themi se nëna është më e rrezikuar për të shfaqur depresion, nëse:
• Ka pasur edhe më përpara shqetësime nga depresioni;
• Nuk ka një partner mbështetës;
• Ka pasur një lindje të parakohshme ose fëmijë të sëmurë;
• Ka humbur nënën e saj kur ka qenë fëmijë;
• Ka kaluar shumë shqetësime së fundmi (vdekje, papunësi) etj.
A i dëmtojnë gratë me depresion fëmijët e tyre?
Nënat e depresuara janë shumë shpesh të shqetësuara se mos e bëjnë një gjë të tillë, por kjo ndodh shumë rrallë. Nën mërzitje dhe lodhje, nëna mund ta gjej veten duke urryer, apo duke shkundur bebin. Shumë nëna dhe baballarë ndihen kështu, dhe jo vetëm ata me depresion, megjithatë, nëse nëna ndien se mund ta lëndojë fëmijën, është mirë ta ndajë këtë shqetësim me dikë. Mjeku apo psikologu do ta ndihmojë për ta kaluar një situatë të tillë.
Gratë me nevoja të veçanta
Nënat që kanë probleme me shëndetin e tyre mendor, fizik, ose paaftësi në të mësuar, përballen me vështirësi akoma dhe më të mëdha. Profesionistët duhet të sigurohen që këto nëna do të marrin ndihmën e nevojshme dhe se do të jenë në gjendje të kujdesen për fëmijën e tyre.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu