Kujdes me bebelinën e thatë të fëmijës tuaj, ajo është një nga sinjalet e para që tregon se ai është dehidratuar! Sipas mjekëve të fëmijëve, kjo nuk duhet nënvlerësuar për disa arsye.
Në stinën e verës bebet janë tepër të rrezikuara
Gjatë rritjes së temperaturave të gjithë jemi të rrezikuar për t’u dehidratuar si pasojë e rritjes së nivelit të djersës, dhe në lidhje me këtë do të jenë edhe më të rrezikuar fëmijët e vegjël. Ata janë më pak të mbrojtur ndaj temperaturave të larta. Duke qënë se një bebe nuk është në gjendje të shprehë me fjalë nevojën e tij për lëngje, dhe kryesisht ujë, mund të ndodhë që nëna dhe babai të ndiejnë vështirësi në të kuptuarin e arsyes pse fëmija qan. Kështu ata nuk do të jenë në gjendje t’i përgjgijen atij në mënyrën e duhur.
Sinjali i alarmit nga mjekët pediatër
“Për të kuptuar që fëmija është i dehidratuar, duhet të tregoni kujdes ndaj disa sinjaleve. Një prej tyre do të jetë një bebelinë e thatë, pra fëmija nuk urinon më si më parë. Gjithashtu një bebe e dehidratuar do të konsumojë më pak ushqim, do të hajë më ngadalë, nuk do të shtojë peshë dhe do të ketë mukoza të thata. Në rastet më të rënda do të vërehen pulsime të mëdha të fontanelës (zona butë e kokës), përgjumje dhe rritje e lehtë e temperaturës trupore”, shpjegon pediatri Marcello Lanari.
Është e rëndësishme të parandaloni
Nëse fëmija ushqehet me gji mund të vendosni shumë shpesh në gji, pra nuk ka nevojë për ujë duke qënë se qumështi përmban sasi të mëdha. Nëna ndërkohë duhet të pijë shumë ujë. Nëse fëmija ushqehet me biberon dhe ushqime të ngurta duhet të siguroheni të pijë mjaftueshëm ujë, i cili duhet të jetë në temperaturën e ambientit.
Lexoni edhe: I nxehti i veres, kujdes dehidratimin e femijeve
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu