Cilët jane faktorët që ndikojnë në rënien nga pesha së të porsalindurit?
Një ndër faktorët kryesor konsiderohet mënyra e lindjes, ku ajo vaginale përkon me një rënie prej 5% të peshës së lindjes dhe ajo çezariane me një rënie prej 10%.
Por cilët jane faktorët e tjerë që gjithashtu ndikojnë në rënien nga pesha?
– Pesha e lindjes;
– Mosha e shtatëzanisë;
– Vendi i lindjes;
– Gjinia e fëmijës.
Është shumë e rëndësishme te mbahet nën kontroll pesha e te porsalindurit në mënyrë që nëna të marrë udhëzimet e duhura në lidhje me mënyrën si duhet te veprojë më pas, kryesisht në aspektin e ushqyerjes me gji si edhe përcaktimin e momentit kur duhet të fillohet qumështi shtesë (pra nëse është e nevojshme diçka e tillë).
Në cilat raste fëmija duhet të marrë qumësht shtesë?
Sipas mjekëve ekspertë te laktacionit, diçka e tillë duhet të konsiderohet si një mundësi nëse plotësohen këto kritere:
– Pesha e fëmijës ka pësuar një rënie prej më shumë se 10% të peshës;
– Kur një kusht i caktuar shëndetësor e kërkon domosdoshëmrisht.
Të gjitha nënat duhet të ushqejnë me gji fëmijën e tyre pa një limit të caktuar, sidomos gjatë muajve të parë të jetës. Nëse fëmija eshtë duke rrëzuar ndjeshëm peshën e lindjes, ushqyerja me gji duhet të jetë edhe më e shpeshtë.
Ky eshte artikulli i pare i pergatitur ne baze te informacioneve te pervetesuara nga stafi i “Per nenat”, nga pjesemarrja ne konferencen e laktacionit te zhvilluar nga kompania spanjolle iLactacion. Ne vazhdim do te postojme edhe artikuj te tjere me informacione te dhena nga mjeke specialiste pjesemarres ne kete konference.
Lexoni edhe: Shtimi i shpejte i peshes tek bebet

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu