Mjafton të shikosh një fotografi të fëmijës tënd duke qeshur dhe në trurin tënd do të stimulohet çlirimi i dopaminës, neurotransmetuesi i kënaqësisë dhe mirëqënies. Nga ana tjetër edhe për fëmijën e qeshura është një eksperiencë pozitive me anën e së cilës ai shpreh emocionet pozitive, komunikon tek ju mënyrën si ai ndihet.
Fëmija shpreh nëpërmjet të qeshurës mirëqënien e tij
Duke filluar nga javët e para të lindjes fëmija fillon të shprehë emocionet e tij pozitive nëpërmjet të qeshurës. Nuk kemi të bëjmë me një sinjal të qëllimshëm, por me një veprim të papritur të shkaktuar nga gjendja e tij e brendshme. Në këtë moment nëna fillon të qeshë dhe të nxjerrë tinguj, të cilët fëmija fillon t’i njohë dhe aktivizon neuronet “pasqyrë” me anën e të cilave i kopjon. Në këtë mënyrë fëmija fillon të mësojë të komunikojë edhe me personat e tjerë që e rrethojnë.
Si ta bëjmë një bebe të qeshë?
Loja ideale do të ishte “kukafshehti”, ku ju mund të “fshiheshit” pas një kartopecete dhe më pas të luanit me fëmijën. Kjo do të përforcoj edhe marrëdhënien tuaj, duke pasur gjithashtu ndikim edhe në stimulimin e zhvillimit konjuktiv të fëmijës.
Kur fillon të ndërveprojë një bebe?
Fëmija fillon t’i dërgojë mesazhe prindërve duke filluar nga muaji 2-3, periudhë në të cilën ai fillon të maturojë dhe shfaqë buzëqeshjet e para sociale. Tani kemi të bëjmë me buzëqeshje të qëllimshme, pra që i drejtohen në mënyrë të vetëdijshme prindërve. Ai tani fillon të kërkojë me qëllim fytyrën e nënës apo babait për t’i dhënë një buzëqeshje. Në këtë rast prindërit duhet të mirëpresin mesazhet e fëmijës, por pa e mbi stimuluar. Nëse fëmija jep shenja se është i lodhur, dhe nuk do të vazhdojë të komunikojë, nuk duhet ta nxisni më tepër.
Lexoni edhe: Pse buzeqeshin bebet? Kane edhe ata qellimet e tyre 😛

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu