Çfarë ndodh nëse vështrojmë në sytë e dikujt për 10 minuta?

0 0

Kërkimet kanë treguar se njerëzit janë një ndër speciet me shikimin më të zhvilluar. Sigurisht, ne nuk mund t’i krahasojmë sytë tanë me sytë e garbitqarëve gjatë natës, por shikimi ynë është aq i saktë sa nëse shohim se dikush na sheh pak metra më tutje, e dallojmë nëse po na shikon gojën, hundën apo sytë.

Por nëse i perqendrojmë sytë tek sytë e dikujt tjetër për një periudhë kohe, mund të ndodhë diçka e habitshme.

Një studim ka treguar se sytë tanë mund të na gënjejnë në mënyrë të atillë që ne të shkëputemi nga realiteti.

Psikologu italian Giovanni Caputo ka zhvilluar një studim në Universitetin e Urbinos për të zbuluar se çfarë ndodh në trurin e njeriut, kur 2 njerëz shikojnë sytë e njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë kohore.

Ai dhe ekipi i tij rekrutuan 40 të rritur të shëndetshëm dhe i ndanë në 2 grupe. 20  prej tyre do të shihnin sytë e njëri-tjetrit për 10 minuta. Ndërsa 20 të tjerët do të shihnin një mur të zbrazët.

Pas kësaj çdo pjesëmarrës duhet të plotësonte një pyetësor për të raportuar se çfarë kishte ndodhur. Rezultoi se njerëzit që shikonin sytë e dikujt për një periudhë të zgjatur përjetuan simptoma të shkëputjes: njëlloj si ndjesia e shkëputjes nga trupat e tyre, largimi ng realiteti, ndryshime në perceptimin e zërit dhe të ngjyrave dhe humbjen e ritmit të kohës.

Ajo që është edhe më interesante është se ata përjetuan halucinacione. 90% e pjesëmarrësve kanë raportuar se ju duk sikur panë zhvendosjen e fytyrës së personit tjetër ose shtrembërimin e tyre 2 deri në 4 herë gjatë këtyre 10 minutave.

Çfarë lloj loje luan truri me ne?

Dr. Caputo nuk ka një përgjigje të qartë pse kanë ndodhur halucinacionet, por sugjeron se ndoshta ka ndodhur për shkak të privimit shqisor, pamundësisë për të përdorur shqisat e tjera. Ai beson se ato mund të jenë produkt i trurit tonë, i cili hedh idetë e nënndërgjegjshme mbi fytyrën e individit tjetër kur kthehet në realitet pas shkëputjes nga ai.

Gjetjet përputheshin me një studim të mëparshëm që zbuloi se kur i ngulim sytë tek një objekt për një periudhë të gjatë kohore, ne përjetojmë ndjenjën e shkëputjes nga realiteti. Pyetja është, a do të përjetoni të njëjtën gjë pasi ta keni lexuar këtë dhe duke e ditur se çfarë mund të ndodhë me ju?

Lexo edhe: Ushtrimet qe ju ndihmojne te rregulloni shikimin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X