Trupat tanë ndryshojnë kaq shumë gjatë shtatzanisë. Nga fitimi në peshë, ndryshimet hormonale, fryrja mund të përfundoni duke u ndjerë sikur trupi juaj nuk përshtatet më me asgjë.
Kështu ka ndodhur edhe me Jessica Simpson gjatë shtatzënisë së saj të tretë. Ajo thotë se ka fituar aq shumë peshë dhe ndihet aq e fryrë, saqë i duket sikur nuk është në gjendje të bëjë asgjë normalisht.
Prova e fundit se këmbët e saj janë bërë shumë të vështira për t’u mbajtur për shkak të fryrjes është edhe thyerja e kapakut të tualetit.
“Kini kujdes! Mos u ulni me forcë në tualet kur jeni shtatzanë”,- ka shkruar me humor ajo.
Përveç kësaj, më herët Jessica ka treguar se e ka shumë të vështirë të flejë apo të mbajë veshur këpucë. Të vetmet që i bëjnë janë shapkat e brendshme të shtëpisë.
“E vetmja gë që më mban optimiste në këtë shtatzani është fakti që do të fitoj një kolopuç tjetër”, – thotë ajo.
Lexo edhe: Si rritet hapesira fizike e nevojshme tek grate shtatzena?









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu