Cfare mund te beje prindi ne lidhje me zhvillimin shoqeror te femijes?

0 0

Foshnja rritet, ndryshon format dhe përmasat e trupit. Ai zgjatet, shton në peshë, i drejtohet trupi, i qartësohen tiparet. Rritja e fëmijës është shumë e bukur, prindërit kjo gjë i lumturon! Po të mos harrojmë se gjëja me e rëndësishme që i ndodh fëmijës është zhvillimi, dhe këtë ju mund ta favorizoni në disa mënyra.

Cilat janë ato gjëra që ju si prindër mund të bëni në lidhje zhvillimin e fëmijës?

  • Tregohuni të ndjeshëm! Mësoni ritmet e fëmijës, gjërat që i pëlqejnë dhe ato që nuk i pëlqejnë! Sa më shumë të ndjeshëm të jeni me fëmijën, aq më pak kundërshtim dhe rezistencë do të hasni tek ata më vonë!
  • Shikojeni veten si “një derë të hapur” nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë!
  • Shmang ndëshkimin fizik. Nuk është efektiv dhe… pikë!
  • Jepi mundësi zjedhje fëmijës (zakonisht 2, 1 është pak, 3 janë shumë!). Për shembull, ke dëshirë të lexojmë një libër apo ke qejf të shohim TV?
  • Mos ja ndërprit një veprimtari nëse nuk është e domosdoshme!
  • Mos e ndërprit në mënyrë të menjëhershme veprimtarinë e fëmijës! Përpara se ta bësh këtë gjë, lajmëroje: pas pak duhet ta lëmë lojën! Kjo gjë i jep mundësi fëmijës të përfundojë veprimtarinë ose të mendojë sesi mund ta përfundojë atë më vonë.
  • Sygjero dhe mos komando! Përpiqu të jesh sa më e qeshur në kërkesat për fëmijën. Mos u prir drejt fjalëve të rënda, kërcënimit ose ndëshkimit!
  • Kujtoje vazhdimisht fëmijën për gjërat që nuk duhet të bëjë! Mos u afro tek soba, mund të digjesh!
  • Prit disa minuta përpara se të bësh një kërkesë të re.
  • Prano se gjatë shpërthimeve të inatit vetëkontrolli i fëmijës nuk do të jetë në nivelet maksimale.

[poll id=”11″]

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X