A shikojnë bebet makthe gjatë natës? E besoni ose jo, janë në gjendje t’i shikojnë që disa muaj pas lindjes.
Por çfarë i shkakton makthet tek fëmija gjatë natës?
Gjatë natës gjumi kalon nëpër disa faza dhe më i thelli është ai i orëve të para, por ai mund të ndërpritet nga gjumi i lehtë. Pikërisht në këto momente mund të shfaqen makthet, pra midis një faze të gjumit të thellë dhe tjetrit. Fëmija mund të frikësohet dhe shqetësohet, duke filluar madje edhe të qajë si pasojë e shqetësimeve që kalojnë në trurin e tij.
Makthet gjatë natës shfaqen sepse:
- Fëmija mund të mos jetë duke marrë mjaftueshëm gjumë;
- Është i mbilodhur në momentin që shkon në shtrat;
- Ka probleme me stomakun apo me frymëmarrjen;
- Ka kaluar një eksperiencë të keqe gjatë ditës.
Si mund ta ndihmojmë fëmijën?
Edhe pse është e vështirë t’i mbani nën kontroll mund të bëni disa gjëra për t’i parandaluar:
- Filloni të bëni disa veprimtari që mund të qetësojnë fëmijën para gjumit, si për shembull të kënduarit e një kënge apo një banjo e ngrohtë;
- E mbani dhomën e fëmijës të rehatshme dhe të freskët;
- Lexoni një përrallë ose një ninullë para gjumit në mënyrë që ai të flejë me mendime pozitive.
Në vend që të lejoni t’ju kapë paniku, duhet të qëndroni e qetë dhe e duruar. Makthet zakonisht e shqetësojnë fëmijën por nuk e frikësojnë vërtet. Zgjidhja më e mirë është të mos e zgjoni fëmijën por ta lini të rikthehet në gjumë. Mos e merrni në krah. Gjatë ditës fëmija duhet të flejë mjaftueshëm gjumë për moshën e tij në mënyrë që të mos shkojë në darkë në shtrat i tejlodhur.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu