Çfarë është “Tachypnea” e përkohshme tek të sapolindurit – Simptomat dhe Trajtimi

0 0

Një problem me frymëmarrjen që prek foshnjat e porsalindura, Tachypnea e përkohshme prek 1 në 100 foshnja të parakohshme dhe rreth 5 në 1000 foshnja që lindin në kohë. Ajo karakterizohet nga një frymëmarrje më e shpejtë.

Çfarë është Tachypnea (Takipnea) e përkohshme?

Takipnea e përkohshme është një gjendje e frymëmarrjes që prek foshnjat e porsalindura. Të sapolindurit kanë lëngje në mushkëri (në alveolë ose qeskat e ajrit) që nuk pastrohen siç duhet, dhe këto lëngje e bëjnë më të vështirë për mushkëritë që të absorbojnë oksigjenin. Si rezultat i kësaj, fëmija i porsalindur lufton për oksigjen dhe merr frymë me shpejtësi dhe me zhurmë. Takipnea është një gjendje e përkohshme dhe zakonisht zgjat 1 deri në 3 ditë.

Procesi i pastrimit të lëngjeve alveolare fillon para lindjes dhe vazhdon edhe për një kohë të shkurtër pas lindjes. Hormonet e shkaktojnë këtë proces vetëm pak para lindjes. Gjatë procesit të lindjes, kontraktimet bëjnë që në kanalin e lindjes të mos mbeten më lëngje duke sjellë edhe largimin e lëngjeve nga mushkëritë e fëmijës. Kollitja dhe të qarat e bebit në lindje ndihmojnë në futjen e ajrit dhe nxjerrjen e lëngut alveolar. Nëse ndonjë prej këtyre proceseve nuk arrin të pastrojë lëngun, foshnja vuan nga Takipnea.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

TTN (Frymëmarrja e shpejtë tek të porsalindurit) njihet edhe si mushkëria e lagur dhe shkaktohet nga heqja e ngadaltë ose riabsorbimi i lëngut alveolar në mushkëri. Më poshtë diskutojmë shkaqet dhe faktorët e rrezikut për TTN:

Shkaqet tek foshnjat e lindur para kohe: Meqenëse foshnjat e parakohshme lindin para afatit të plotë prej 37 javësh, kimikatet që shkaktojnë absorbimin dhe heqjen e lëngut në mushkëri nuk lirohen. Prandaj foshnjat preken nga Takipnea.

Ndërsa foshnjat e lindura në kohë preken nga Takipnea kur ata nuk kalojnë nëpër kanalin e lindjes, ku kontraktimet e nënës e shtrydhin dhe e nxjerrin lëngun alveolar nga mushkëritë.

Shenjat dhe simptomat

– Lëkura rreth hundës dhe goja e foshnjës bëhet blu. Kjo ndodh sepse indet nuk janë mbushur me gjak të oksigjenuar, duke i kthyer ata në ngjyrë blu.

– Frymëmarrje e shpejtë: Fëmija duket sikur po sforcohet për tu mbushur me oksigjen dhe zhvillon më shumë se 60 frymëmarrje brenda një minutë.

– Lëkundje e kokës së fëmijës lart-poshtë.

– Mërmërima ose tinguj nga fyti i bebes. Vështirësia e frymëmarrjes është e dukshme kur foshnja bën zhurmë ndërkohë që merr frymë.

– Tërheqje e lëkurës tek brinjët kur fëmija merr frymë.

Takipnea zakonisht diagnostikohet brenda disa orëve pas lindjes së foshnjës. Këtu janë disa teste që përdoren për ta diagnostikuar:

Provimi fizik: Mjeku fillimisht do të kryejë një provim fizik për të kontrolluar fëmijën për shenjat e lëkurës blu, frymëmarrjen e shpejtë dhe tingujt gjatë nxjerrjes së frymës.

Kontroll i gjoksit me rreze X, që dallojnë nëse gjoksi është i lëmuar dhe dallojnë ujin në mushkëri.

Puls Oximetry: Një sensor i oksigjenit ngjitur në këmbën e foshnjës dhe është e lidhur me një monitor. Ai tregon sa oksigjen po dërgohet nga mushkëritë në gjak.

Testi i oksigjenit në gjak. Nëse niveli i oksigjenit është i ulët, foshnjës mund t’i jepet oksigjen.

Si mund të trajtohet:

Monitorimi i ngushtë: Bebet me Takipnea monitorohen shumë nga afër. Nivelet e tyre të oksigjenit dhe normat e zemrës dhe të frymëmarrjes kontrollohen gjatë gjithë kohës për t’u siguruar që foshnja të marrë frymë normalisht. Disa foshnja mund të qëndrojnë nën kujdesin intensive për 24 orë.  .

Ndihmë për frymëmarrje: Disa foshnja mund të kërkojnë oksigjen shtesë, e cila u jepet atyre përmes një tubi të vogël në gundë.

Ushqyerja: Ushqyerja me gji një foshnje me Takipnea mund të mos jetë e mundur pasi foshnja nuk mund të gëlltisë dhe të marrë frymë në të njëjtën kohë. Në këtë rast, foshnjës i jepet lëngu dhe ushqyesit përmes venave.

Antibiotikë: Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis Takipneas dhe një infeksioni të mundshëm. Prandaj, mjekët zakonisht rekomandojnë antibiotikë për fëmijën. Antibiotikët do të ndalen nëse testi i gjakut nuk tregon shenja të infeksionit.

Ventilator: Në raste ekstreme kur ekzistojnë komplikime të tjera, çështjet e frymëmarrjes së foshnjës mund të kërkojnë përdorimin e një ventilatori. Kjo pajisje ndihmon fëmijën të marrë frymë derisa fëmija të jetë në gjendje të marrë frymë më vete.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji e femijeve premature

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X