Çfarë është stomatiti?
Stomatiti është një inflamacion i mukozave të kavitetit oral i cili shkaktohet nga një virus.
Simptomat e stomatitit
Ky inflamacion shoqërohet me dhimbje të gjuhës, fshikëza në gojë, pika të bardha në buzë si edhe simptoma të tjera që krijojnë shqetësim tek fëmija. Simptomat nga momenti i shfaqjes zgjasin 2-12 ditë, por si mesatare konsiderohet periudhë 6 ditore. Tek fëmija mund të shfaqet temperatura 38-38.5 gradë, dhe gjithashtu jargë si edhe skuqje të mishrave të gojës. Irritimi mund të shfaqet edhe në zonën e bajameve dhe shpesh mund të krijohen plagë të cilat mund edhe të gjakosen.
Cila është ecuria e sëmundjes?
Pasi kalojnë 6-7 ditë nga shfaqja e simptomave, shenjat gradualisht zbuten dhe fëmija fillon të ushqehet më mirë. Shërimi i plotë ndodh pas 12 ditësh.
Si duhet të mjekohet?
Mjeku mund të përshkruajë dhënien e një medikamenti kundër virusit, por edhe një pomadë për të lyer gojën, e cila mund të përdoret 4-5 herë në ditë. Duhet të keni kujdes me përdorimin e ushqimeve, pasi disa prej tyre mund të irritojnë më tepër fëmijën. Disa ushqime të cilat rekomandohen të përdoren janë: qumësht, supëra me lëng mishi, pra nuk nuk bëhet fjalë për dietë, por duhet të përdoren ushqime që qetësojnë dhimbjen dhe ofrojnë kaloritë e duhura.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu