Fëmijët me përmasa më të mëdha se normalja shpesh quhen edhe superbebe dhe zakonisht i referohemi atyre me peshe në lindje më të madhe apo 4 kg, të cilët kanë nevojë për një sërë trajtimesh speciale.
Disa informacione në lidhje me këta superbebe
- 10% e bebeve janë me peshë më të madhe se 4 kg dhe për këtë ndikon më tepër diabeti i nënës apo pesha e madhe e fituar në shtatzani nga nëna. 21% të rasteve zbulohen në momenin e lindjes
- Në momentin e lindjes rreziku i hemorragjisë është i madh dhe ky moment nuk do të jetë i lehtë as për fëmijën duke qënë se gjatë kalimit në kanalin e lindjes mund të shkaktohen dëme në klavikul apo te shpatullat. Një tjetër rrezik por i rrallë mund të jetë mungesa e oksigjenit në tru në momentin e lindjes.
- Në momentin e lindjes apo disa ditë më pas fëmija mund të ketë një rënie të madhe të glicemisë pas shkëputjes së kordonit ombelikal dhe kjo mund të dallohet nëpërmjet të qarave të vazhdueshme apo edhe djersëve në ballë.
- Këta fëmijë janë më të rrezikuar për t’u prekur ndaj infeksioneve prandaj është e këshillueshme të ndiqni me përpikmëri të gjitha masat parandaluese që mjeku do t’ju japë.
- Superbebet janë në gjendje të ndryshojnë pozicionin e tyre ne krevat në një moshë më të vonë se fëmijët e tjerë dhe ju duhet të kontrolloni shpesh frymëmarrjen e tyre ndërsa fle pasi mund të shfaqen probleme duke qënë se shumë nga këto bebe vuajnë nga stresi respiratir i përkohshëm.
- Fëmija është më tepër i rrezikuar nga verdhëza dhe duhet mbajtur nën kujdes në mënyrë që të evitohen shqetësimet neurologjike.
- Këta fëmijë janë më të rrezikuar për t’u prekur nga obeziteti në të ardhmen.
- Një tjetër rrezik për bebet që lindin me nje peshë shumë të madhe janë më të rrezikuar për t’u prekur edhe nga diabeti prandaj duhet të ndjekin një dietë shumë të rregullt ushqimore në mënyrë që ta parandalojnë.
- Nënat në shtatzani duhet të konsumojnë sa më pak yndyrna të këqija dhe sa më shumë të mira nëpërmjet ushqimeve në mënyrë që të mbajnë nën kontroll peshë e marrë gjatë shtatzanisë.
Lexoni edhe: Si ndikon dashuria e nenes ne zhvillimin e trurit te femijes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu