Mund të ndodhë që fëmija të shfaqë një refuzim ndaj gjirit apo biberonit dhe në këtë rast nëna duhet të kontrollojë gojën e tij për praninë e mundshme të mykut.
Por çfarë është myku që shfaqet në gojën e bebes?
Ky lloj myku është një infeksion që shfaqet kryesisht në gojën e laktantit dhe është me origjinë kërpudhore, i cili rritet me shumë shpejtësi për shkak të lagështirës që gjen atje. Më shumë të rrezikuar për t’u prekur janë fëmijët që sapo kanë ardhur në jetë.
Si shfaqet?
Në gojën e fëmijës do të shfaqen pllaka të vogla të bardha në formë jo të rregullt, në mukozën dhe gjuhën e fëmijës të cilat mund të ngatërrohen edhe me mbetjet e qumështit. Ndryshimi është që nuk mund të largohen me larje. Fëmija do të jetë i irrituar, nuk do të dojë të thithë dhe do të qajë në mënyrë të papritur.
Si trajtohet myku i gojes?
Këto shtresa të bardha mund t’i largoni duke përdorur një garzë sterile të zhytur më parë në ujë të ngrohtë me sodë bikarbonat. Nëse fëmija ushqehet me gji e njëjta gjë duhet të bëhet edhe tek thithat e gruas. Nëse gjëndja është tepër e rënduar mjeku mund t’ju përshkruajë një medikament anti-mykotik.
Si mund ta parandalojmë?
Para së gjithash duart e fëmijës duhet të jenë shumë të pastra, pra duhet t’ja lani shpesh gjatë ditës. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me sendet e tij (biberonat) si edhe me lodrat. Thithat e gjinjve duhet të lahen para dhe pas ushqyerjes.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu