Nëse keni perioda të rënda, ose doktori juaj duhet të dijë më shumë për shëndetin tuaj riprodhues, mund të rekomandojë që të bëni një histeroskopi. Procedura mundëson një vështrim të afërt në qafën e mitrës dhe me ndihmën e saj mjeku mund të mësojë se çfarë po shkakton probleme.
Pse do të më nevojitet procedura e histeroskopisë?
Gjatë një histeroskopie, mjeku juaj fut një histeroskop, një tub hollë me dritë në fund, në vaginën tuaj. Përmes këtij tubi, mjeku do të jetë në gjendje të shohë në qafën e mitrës dhe brenda mitrës suaj. Nëse gjen diçka anormale, mjeku mund të marrë një mostër për testime të mëvonshme.
Ndër arsyet më të zakonshme për një histeroskopi janë periodat që janë më të gjata ose më të rënda se normalja, ose gjakderdhje mes kohës së periodave.
Ju gjithashtu mund të keni nevojë për procedurën në këto situata:
- Rezultatet e Pap testit janë anormale;
- Keni gjakderdhje pas menopauzës;
- Ka fibroide, polips në mitër;
- Keni pasur më shumë se një abort;
- Keni kryer një procedurë të sterilizimit si një formë e përhershme e kontrollit të lindjes.
Si bëhet?
Gjatë histeroskopisë ju mund të jeni zgjuar ose në anestezi. Nëse jeni zgjuar, mjeku do t’ju japë ilaç për t’ju ndihmuar të relaksoheni. Gjithashtu do të përdorë ilaçe ose mjete të përshtatshme për të ndihmuar në hapjen e qafës së mitrës. Nëse keni kryer paptest, këto janë mjete që mund të përdoren gjatë këtij testi.
Më pas mjeku do të futë histeroskopin me butësi përmes qafës së mitrës në brendësi të saj. Pastaj do të shtyjë gazin ose një lëndë të lëngshme përmes histeroskopit në mitrën tuaj për ta zgjeruar atë. Kjo do t’i japë një pamje të qartë.
Pas procedurës
Ju ndoshta do të jeni në gjendje të shkoni në shtëpi shumë shpejt. Por nëse keni marrë anestezi lokale ose të përgjithshme, do t’ju nevojitet dikush që t’ju ndihmojë.
Për disa ditë pas procedurës, mund të keni pak gjakderdhje. Mjeku mund t’ju japë ilaçe për të lehtësuar ndonjë dhimbje nëse keni.
Duhet të shmangni seksin për të paktën 2 javë pas procedurës.
Cilat janë rreziqet?
Ashtu si çdo procedurë mjekësore, mund të keni disa komplikime nga histeroskopia, duke përfshirë:
- Problemet nga anestezia;
- Infeksion;
- Rrudhja ose dëmtimi i qafës së mitrës, edhe pse kjo është e rrallë;
- Probleme me gaz ose lëngje nga mitra;
- Dëmtimi i organeve të afërta si fshikëza, zorrët ose vezoret;
- Sëmundje inflamatore të legenit.
Nëse përjetoni simptoma si ethe, dhimbje të forta të barkut, ose gjakderdhje të rëndë pas procedurës, telefononi menjëherë mjekun tuaj ose shkoni në urgjencë.
Lexo edhe: 10 pyetjet qe stepemi t’ja bejme gjinekologut
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu