Në momentin që do të jeni shtatzanë është e rëndëishme që të tregoheni sa më e hapur me mjekun tuaj, dhe ndërkohë ai duhet të dijë disa gjëra në lidhje me shtatzaninë paraardhëse.
Konkretisht
Përcaktimi i numrit total të shtatzanive (lindje, aborte apo shtatzani jashtë mitrës)
Ky informacion mund të japë të dhëna të rëndësishme, për arsye se:
- Nëse keni lindur më shumë se pesë fëmijë, duhet të dërgoheni në spital për të lindur sepse në momentin e lindjes mund të paraqiten rreziqe, si hemorragjia.
- Bërja e më shumë se tre aborte gjate tremujorit të parë të shtatzanisë, flet për mundësinë e anomalive të trashëguara të çiftit. Abortet e bëra gjatë tremujorit të dytë flasin për pamundësi të mbajtjes së shtatzanisë nga dëmtime të lindura apo të fituara të qafës së mitrës.
- Nëse ka pasur më parë një shtatzani jashtë mitrës, duhet të siguroheni që shtatzania e tanishme është brenda mitrës
Pesha e bebeve të lindura më parë, mosha e shtatzanisë në lindjet e mëparshme, mënyra e lindjeve të mëparshme sipas radhës si dhe të gjitha vdekjet e bebeve para apo pas lindjes
Personeli shëndetësor duhet të dijë:
- Nëse keni pasur lindje fëmijësh me peshë të vogël që të kërkohet shkaku. • Nëse keni lindur fëmijë të tjerë para kohe, për të marrë masat në kohën e duhur, që këtë herë të mos ndodhë.
- Nëse keni lindur bebe me peshë mbi 4 kg, gjë e cila mund të shkaktojë një diabet tuajin dhe vështirësi në lindje.
- Mënyrën e lindjeve të mëparshme: nëse keni lindur me forceps apo me vacuum (lindje me aparat ku kërkohet ndërhyrja e mjekut).
Problemet e mëparshme gjatë aktivitetit të lindjes si dhe tensioni i lartë në shtatzanitë e mëparshme
- Nëse keni pasur tension të lartë gjatë shtatzanive të mëparshme, ju duhet të kontrolloheni më shpesh se numri i rekomanduar i vizitave dhe sapo te shfaqni një problem, (sado të vogël në dukje) të shkoni në një qendër të specializuar. I njëjti qëndrim mbahet edhe në rastet kur keni pasur hemoragji vaginale para se të lindnit.
Të gjitha këto duhet të dihen, sepse problemet në shtatzanitë e mëparshme kanë shumë mundësi të ripërsëriten edhe në shtatzaninë e tanishme. Pra e thënë më qartë, kur keni bërë një ose më shumë herë lindje para kohe (apo problem tjetër), jeni në rrezik të lartë për ta bërë përsëri.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock