Cfare eshte dhe si perdoret Clomid

0 5

Clomid (clomifen), cfarë është ai?
Clomid është një medikament jo-steroidal që ndihmon në fertilitet, nëpërmjet favorizimit të gjendrës së hipofizës për clirimin e hormoneve që do të stimulojnë ovulacionin. Zakonisht përdoret tek gratë që kanë një problem të caktuar si për shembul: ovaie policistike, problem i cili frenon ovulimin.
Ja cfarë duhet të dini para se të përdorni Clomid
Ju nuk duhet të përdoni Clomid nëse jeni alergjike ndaj Clomifen ose nëse:
• Keni gjakderdhje jo normale;
• Keni një kist që nuk ka lidhje me sindromën e ovaies policistike;
• Keni pasur ose keni probleme me mëlçinë;
• Keni një tumor në gjendrën e hipofizës;
• Keni probleme të patrajtuara me gjendrën e tiroides ose veshkat;
• Jeni shtatzanë.
Po nëse ushqej me gji?
Ky medikament nuk duhet të përdoret gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji pasi kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit si edhe redukton sasinë e tij.
Kini parasysh se:
Nuk duhet të merrni Clomid më shumë se 3 cikle trajtimi, kjo pasi mund të rritet rreziku i zhvillimit të tumorit në vezore. Zakonisht shtatzania e ngjizur në këtë rast do të ketë më shumë shanse për të qënë me binjakë ose trinjakë.
Si duhet ta marr Clomidin?
Duhet të ndiqni gjithnjë rekomandimin e mjekut, duke mos marrë asnjëherë më pak apo më shumë se doza e caktuar nga ai. Zakonisht Clomidi merret për 5 ditë, trajtim i cili fillon në ditën e 5 të periudhës menstruale. Me shumë mundësi ju do të ovuloni 5-10 ditë pasi keni marrë Clomid. Në këtë periudhë mund kryeni marrëdhënie seksuale në mënyrë që ngjizja të jetë më e favorshme.

Lexoni edhe: Po kerkoni nje shtatzani? Ja cfare duhet te beni 



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X