Salmonela është një agjent bakterial që shkakton infeksion dhe merret nëpërmjet ushqimit. Ky infeksion shkakton temperaturë dhe probleme në zorrë. Këto mikroorganizma janë përgjegjës për rreth 50% të infeksioneve gastro-intestinale.
Salmonela si infeksion
Patologjia që shkakton ky mikroorganizëm quhet salmoneloza dhe zakonisht prek më tepër fëmijët si edhe të moshuarit, kjo pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët. Shkaktari kryesor ka origjinë shtazore. Pra ky infeksion mund të përhapet zakonisht nga konsumimi i vëzës dhe mishit krudo (të pagatuar mirë) apo qumështit jo të pasterizuar. Gjithashtu salmonela mund të përhapet edhe nëpërmjet ujit të kontaminuar nga ky mikroorganizëm. Pra duhet të evitohet konsumi i këtyre ushqimeve, por duhet të kini kujdes edhe me produktet e tjera me origjinë shtazore.
Simptomat e salmonelës
Serioziteti i simptomave është i ndryshëm për individë të ndryshëm, dhe mund të jenë: temperatura, dhimbjet e barkut, të vjella, të përziera dhe diarre. Në rastet më të rënda mnd të shkaktojë probleme në kocka dhe meningjit, të cilat shfaqen 6-72 orë pas konsumit të ushqimit të kontaminuar dhe mund të zgjasin 4-7 ditë.
Trajtimi
Në më të shumtën e rasteve infekisoni beninj nuk kërkon trajtim specifik, por mund edhe të degradojë duke kërkuar nevojën e trajtimit mjekësor. Në disa raste shumë të rralla mund të mos shfaqë asnjë simptomë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu