Konsumimi i 3-4 porcioneve peshk gjatë javës ( rreth 600 gr gjithsej ), sidomos gjatë trimestrit të parë do të ndihmonte në një zhvillim të mirë të inteligjencës së trurit të fetusit, duke e mbrojtur atë edhe nga ulja e karakteristikave të autizmit. Sipas disa studimeve spanjolle të bera në këtë drejtim, kjo sasi do të ishte brenda normave të lejuara të mërkurit që do të futej në organizëm.
Konsumimi i peshkut gjatë shtatzanisë është konsideruar gjithmonë si diçka me shumë benefite për shëndetin e neuroneve të fetusit, por nuk duhet të harrojmë pikëpyetjet që mbeten në efektet që acidi yndyror DHA, vitamina D si edhe jodi japin në trurin e fetusit. Për këtë arsye është e nevojshme që gruaja shtatzanë të dijë çfarë peshku duhet të konsumojë si edhe në çfarë sasie.
Organizata amerikane e ushqimit pohon se gruaja shtatzanë nuk duhet të konsumojë më shumë se 2-3 porcione peshk në javë, që i takojnë rreth 220-340 gr peshk gjithsej. Sipas tyre nuk duhet konsumuar peshk i përmasave të mëdha pasi ata akumulojnë sasi të mëdha mërkuri në organizëm.
Ndërsa sipas EFSA ( organizata europiane e ushqimit ), gruaja shtatzanë mund të konsumojë 3-4 porcione në javë, që i takojnë rreth 600 gr peshk në javë.
Edhe organizata spanjolle e ushqimit i jep “rrugën e lirë” konsumit të 600 gr peshk në javë, njësoj si EFSA. Ajo pohon se gruaja mund të konsumojë rreth 6 fileto peshku në javë që i takojnë sasisë së mësipërme. Sipas kësaj organizate gruaja mund të konsumojë edhe peshk me përmasa të mëdha ( peshku ton, peshku shpatë etj ), i cili ka sasi të mëdha të acideve yndyrore, të cilat sipas tyre do të kenë shumë rëndësi për zhvillimin e fëmijës, sidomos gjatë trimestrit të parë.
Hulumtuesit e epidemiologjisë në Barcelonë, kanë marrë në studim rreth 2000 “çifte” nënë-fëmijë, që nga fillimi i shtatzanisë. Studimi është përqëndruar në dietën ushqimore që nëna ka ndjekur gjatë shtatzanisë, kryesisht gjatë trimestrit të 1-rë dhe të 3-të, duke matur nivelin e mërkurit dhe DHA në gjakun e kordonit ombelikal si edhe duke studjuar zhvillimin konjuktiv ( njohës ) të fëmijës kur ai ishte 14 muajsh dhe 5 vjeç. Në përgjithësi kampionet e marra kanë konsumuar një sasi prej rreth 500 gr peshk në javë.
Analiza e të dhënave tregoi se konsumi i një sasie më të madhe së 340 gr peshk në javë, do të rriste pikët e zhvillimit konjuktiv të fëmijës dhe do të zvogëlonte ato të autizmit. Sipas këtyre analizave këto efekte vlejnë edhe për konsumin e peshkut me përmasa të mëdha, i cili nuk duhet të kalojë 600 gr në javë.
Siç pritej u zbulua se sasia e mërkurit që ndodhej në gjakun e kordonit ombelikal të fetusit, nëna e të cilit kishte konsumuar sasi të mëdha të “peshkut të ndaluar”, ishte e lartë, por kjo sasi mërkuri nuk përbënte rrezik për zhvillimin e fëmijës. Hipoteza e studiuesve pohon se deri në një sasi të caktuar, substancat e dobishme që gjenden në peshk janë në gjendje të kompesojnë efektet negative të substancave toksike.
Pra, e gjithë kjo analizë nxjerr përfundimin se konsumi i 3-4 porcioneve peshk në javë është normal për një zhvillim korrekt konjuktiv të fëmijës, duke mos e rrezikuar këtë zhvillim nga sasia e mërkurit që futet në organizëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se kjo sasi peshku do të jetë në gjendje ta kthejë trurin e fëmijës në “gjeni”. Zhvillimi konjuktiv nxitet në mënyrë modeste duke qënë mjaft individual gjatë rritjes së fëmijës. E njëjta gjë edhe për autizim. Nuk do të thotë se konsumi i peshkut do të ndalojë lindjen e fëmijëve autikë. E gjithë dieta ushqimore gjatë shtatzanisë duhet të jetë e shëndetshme.
Lexoni edhe: A mund të ha ton peshku gjatë shtatzanisë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu