Në shumë vende të botës ky fenomen është duke u kthyer në një rrezik të madh për jetën e fëmijëve, dhe duket se po fillon të kthehet në një rrezik edhe në vendin tonë. Alarmin e lëshon edhe “Corriere della sera”, për të cilët kjo është një sfidë që po merr jetë.
Si lindi kjo “lojë”?
Lindi në Rusi në disa të rinj, dhe zhvillohet në rrjetet sociale. Deri tani vendi më alarmant është kthyer Franca. Ajo konsiston në kryerjen e 50 provave, të cilat fillojnë me të folurin në rrugë me persona të panjohur, bëj të lumtur dikë, por më pas kalon në stade të tjera në të cilat përfshihen: zgjimi gjatë natës për të dëgjuar muzikë të trishtë, lëndimi i vetes, të mos komunikuarit me asnjë person, dhe më pas hipja në një vinc për të bërë vetvrasje njësoj si balena blu e cila shkon deri në vdekje dalëngadalë. Pra “loja” zhvillohet për 50 ditë.
Si u përhap “balena blu”?
Grupi i të rinjve që tashmë ndodhen në burg mban emrin “f57” publikoi për herë të parë në facebook foton e një vajze që kishte bërë vetvrasje në shinat e trenit. Poshtë saj shkruhej “The blue whale challenge”, dhë kështu u përhap “sfida” që tërhoqi 200.000 vizitorë. Rrjetet sociale konsiderohen si një rrezik i madh për të rinjtë.
Po në vendin tonë?
Edhe në Shqipëri ka rënë sinjali i alarmit, dhe këtë e ka shprehur edhe në “Top Show” eksperti kundër krimit kibernetik, Artan Dashi. Sipas tij vendi jonë mund të jetë nën shënjestrën e “Balenës blu”. Kjo “lojë” konsiston edhe në prerjen e vetes me thikë. Sipas ekspertëve, një rast është hasur edhe në vendin tonë, por fatmirësisht nuk ka mundur të ketë pasoja fatale duke qënë se nëna e saj e ka kuptuar menjëherë. Bëhej fjalë për një vajzë 9 vjeçare.
Kujdes! Kontrolloni, dhe nëse është e mundur vendosni edhe fjalëkalime apo bëni të mundur që kompjuteri juaj të refuzojë hapjen e disa programeve të caktuara, përfshirë këtu edhe atë të “balenës blu”.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu