Të jetosh me një fëmijë me autizëm mund të jetë e vështirë dhe jeta familjare mund të bëhet e tensionuar. Shpesh problemet dhe sjelljet tipike te autizmit mund të jenë hiperaktiviteti i shtuar dhe çrregullime të gjumit apo të ushqyerit. Familja mund të përjetojë një situatë stresi kronik.
Disa probleme që ndiejnë prindërit
• Indiferenca e fëmijës me autizëm për anëtarët e familjes është një e vërtetë që pranohet me vështirësi.
• Prindërit ndihen të refuzuar nga fëmijët e tyre.
• Ndjenja e prindit të paaftë dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë mund të shtyjë prinderit te zvarisin të gjithë familjen në një situatë izolimit social.
• Rezultatet shoqërore do të jenë të vështira nëse fëmija është refuzuar nga institucionet arsimore.
Duhet të dini se: Vetëm kujdesi i prindërve nuk është i mjaftueshm, nevojitet nje trajtim i përshtatshëm jashtë familjes nga specialistë. Sa më e hershme të jetë terapia aq më e suksesshme mendohet të rezultojë.
Si trajtohet autizmi?
Aktualisht nuk ka ilaçe që kurojne autizmin. Medikamente të caktuara nganjëherë mund të lehtësojë simptomat specifike dhe të përmirësojë mirëqenien e personit autik. Mjeku duhet të informojë familjen qartë në lidhje me përfitimet dhe efektet anësore. Mjekime specifike per krizat, plagët dhe kequshqyerjen.
Mjekimi për krizat
Krizat shkaktohen nga veprimtaria jo normale elektrike në tru. Mjekësia ka përparuar shumë në trajtimin e këtyre çrregullimeve por nuk mund ti eleminojë plotësisht krizat tek çdo fëmijë. Për kontrollin e krizave përdoren antikonvulsantët.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu