Edhe pse është treguar gjithmonë e kujdesshme t’i ruajë pirvatësinë vajzës së vogël, Aurela Gaçe herë pas here na tregon copëza nga ditët e saj me Abigalin.
Duke ndarë me ndjekësit e saj talentet e ndryshme të së bijës herë kur luan me top, herë kur kërcen, sa fundmi ajo ka publikuar një video ku është në duet me të.
Nënë e bijë këndojnë një nga këngët më të njohrua e të pëlqyera popullore, këngën “Dajo”. Në sinkron të plotë me njëra-tjetrën, Aurela e nis vargun, ndërsa Abigail e përfundon.
Mesa duket, edhe vajza e vogël po trashëgon nga e ëma talentin për muzikë, pasi vajzën e madhe Grace e kemi dëgjuar disa herë të interpretojë me zërin e saj shumë të bukur.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu