Artikull i Sponsorizuar/NIFTY| Testi që ju siguron për shëndetin e foshnjës tuaj që në javën e 10 të shtatzanisë

0 0

Kur në trupin tuaj fillon të lulëzojë një jetë e re, si nënë e ardhshme, jeni të vendosura në një pozitë të tillë që ju nevojitet të merrni vendime shumë të rëndësishme. Një prej tyre është të vendosësh për realizimin e testeve prenatale, me qëllim që prej fillimit të shtatzanise të sigurohesh për shëndetin e fëmijës tuaj.

Pulsi i parë, ekoja e parë, rrahja e parë e zemrës e bashkëjetuesit tuaj të vogël… Menjëherë pas kësaj brengat e para; a do të jetë me foshnjën time gjithçka në rregull? A do të mundem në 9 muaj t’i ofroj kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim brenda trupit tim? A do të lindë foshnja im i shëndetshëm?

Për fat të mirë, mjekësia bashkëkohore ka avancuar deri në atë masë, që për shumë pyetje të rëndësishme siç është shëndeti i fëmijës, mund të marrim në mënyrë të lehtë përgjigjen e duhur përmes ekzaminimeve të thjeshta dhe testeve prenatale.

Nifty

Testi NIFTY është një test i njohur prenatal si në Shqipëri, ashtu dhe në botë. Është një test joinvaziv, që do të thotë nuk kërkon të hyjë apo depërtojë në trupin e shtatzënës,kryhet si nje analize e thjeshte gjaku, duke e bërë kështu plotësisht të sigurt, dhe në të njëjtën kohë të thjeshtë, të saktë e për më tepër me një besueshmëri të lartë. Çdo shtatzënë mund ta bëjë që në javën e 10 të shtatzanisë, pasi kështu mund të bindet për shëndetin e fëmijës së vet, që tashmë ka filluar të zhvillohet dhe rritet.
Me marrjen e gjakut nga venat e nënës së ardhshme, me një veprim të thjeshtë, që pastaj vijon me teknologjinë më moderne që analizon për të kuptuar nëse në ADN-në e foshnjës është prezent çrregullimi kromozomal.

Testi NIFTY mund te kryhet për të gjitha shtatzënat, megjithatë posaçërisht u rekomandohet nënave të ardhshme të cilat:

  • Kanë 30 apo më tepër vite;
  • Ekoja e fetusit tregon për rritjen e rrezikut për aneuplodi;
  • Kanë pasur aborte të përsëritura apo janë me fekondim artificial-IVF;
  • Kanë pasur shtatzani të mëparshme me ndonjë trisomi;
  • Kanë kontraindikacione të testeve prenatale invazive, siç është placenta e parakohshme (placenta previa), rreziku nga abortimi apo janë të sëmura nga HBV.

Testi NIFTY tani është zgjidhja më e mirë e prindërve të ardhshëm, të cilët duan të binden për shëndetin e fëmijës së tyre. U mundëson që periudhën e shtatzanisë ta kalojnë në qetësi dhe të mund të përgatiten për lindjen e anëtarit të ri të familjes.

Shumica e shtatzënave vendosin për testin NIFTY pas ekzaminimit me ultratinguj (eko) të translucencës nuhale në javën e 12 të shtatzanisë, megjithatë NIFTY mund të realizohet që nga java e 10 e shtatzanisë. Pas marrjes së gjakut të shtatzënës, rezultati mund të pritet nga 6-8 ditë, e që është një përparësi e vetë testit, pasi në rezultatet e testeve tjera (amniocenteza, biopsia e shtyllave koronale…) pritet shumë më gjatë.

Testin NIFTY e kanë bërë më shumë se 3.500.000 shtatzëna në botë dhe analizat kanë treguar se saktësia e testit NIFTY është mbi 99%, për kete fakt edhe gjinekologët mbështeten në më tepër se 50 shtete të botës.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X