Arrat, një ilaç për zorrët … dhe jo vetëm

0 0

Ngrënia e arrave çdo ditë mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Kështu thotë studimi më i fundit i Universitetit të Illinois në Urbana (SHBA) i publikuar në revistën “Journal of Nutrition”.

Bakteret e mira

Një konsumim i rregullt i arrave (42 gramë në ditë kanë specifikuar autorët e studimit), do t’ju ndihmojë të keni përfitime në zorrë, falë mikroorganizmave “të mira” që jetojnë aty, në saje të fibrave të shumta dietike të përfshira tek frutat e thata. Në veçanti, konsumi i arrave do të ndihmonte traktin gastrointestinal të:

  • Përcjellë më mirë ushqimet;
  • Lehtësojë furnizimin me lëndë ushqyese;
  • Nxisin ndjesinë e ngopjes.

Si u zhvillua hulumtimi?

Në sondazhin e kryer, pjesëmarrësit kishin për të ndjekur një dietë pa ushqime të thata, dhe një në të cilën konsumonin 42 gramë arra në ditë për 3 javë. Të dyja këto të ndara nga një javë pushim. Për të vlerësuar efektin e arrave në organizëm, në fillim të studimit dhe pas çdo periudhe, studiuesit mblodhën dhe analizuan gjakun dhe feçet e vullnetarëve.

Përfitimet e provuara

Sipas studiuesve, konsumi i rregullt i arrave ka treguar përfitimet e mëposhtme:

  • Reduktimi i niveleve të kolesterolit Ldl (kolesteroli I keq)
  • Rritja e Faecalibacterium, Roseburia dhe Clostridium, 3 bakteret që prodhojnë një acid yndyror zinxhir të shkurtër që ndihmon në shëndetin e qelizave të zorrëve, ul inflamacionin dhe ndihmon për të prodhuar energji. Në veçanti, një nga tre bakteret, Faecalibacterium, është i njohur për aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës.
  • Reduktimi i acideve biliare sekondare që janë më të larta në individët që tregojnë norma më të larta të kancerit kolorektal. Këto acide, të cilat prodhohen nga bakteret, kanë veçantinë e të qenurit të dëmshëm për qelizat e pranishme në zorrë.

Lexo edhe: Si ndikojne arrat ne aftesine pjellore te burrave?

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X