A keni menduar ndonjëherë se çfarë përpiqet tu tegojë fëmija kur qan? Ka nevojë për ushqim? Ka nevojë ta përqafoni? I dhemb barku? Për shumicën e nënave ështe e vështirë që të kuptohen thirrjet e tyre. Por një aplikacion i ri pretendon të jetë në gjendje të “lexojë” një shumëllojshmëri të tingujve të tyre.
Të qarën e fëmijës nëna nuk mund ta injorojë, por nuk është edhe aq e lehtë për të kuptuar se çfarë realisht kërkon fëmija. Kur ai qan, nënat mundohen t’i japin qumësht, ose ti shikojnë bebelinën nëse ka nevojë të ndërrohet. Por jo nuk shtë asnjë nga këto. Pse po qan akoma fëmija? Për një nënë të re kjo është vërtet shqetësusese.
Por sipas aplikacionit të ri “Infant Cries Translator”, i cili u zhvillua në Spitalin Kombëtar të Universitetit të Tajvanit Yunlin, Chang Chuan-yu, Dr Chen Si-da pretendon se aplikacioni eshte në gjendje të dallojë katër tinguj të veçantë kur qan fëmija dhe i krahason me një bazë të dhënash. Për të arritur këtë, studiuesit grumbulluan rreth 200 mijë tinguj të të qarqeve të 100 foshnjave që sapo kishin lindur dhe i ngarkuan ato në një bazë të dhënash në internet.
Shpeshtësia e ulërimave individuale ndihmoi në dallimin e atyre akustik.
Hulumtuesi Chang tha:
Ky aplikacion mund të dallojë katër gjendje të ndryshme së të qarës së foshnjës, duke përfshirë urinë, pelenën e lagur, përgjumjen dhe duke pasur dhimbje. Aplikacioni që kemi testuar mund të arrijë saktësisht 92% për foshnjat që kanë bërë 2 javë. Po për ata fëmijë që janë nën një muajsh ose dy muajsh, saktësia e aplikacionit mund të arrijë deri në 84 ose 85%. Për një fëmijë katër muajsh, saktësia mund të arrijë në 77%.
Kur fëmija i sapolindur ndihet i uritur do të kishin një përgjigje tipike të quajtur” Sucking Reflex “. Goja e tyre do të lëkundej pa kontroll, gjuha do të lëvizte buzët dhe koka do të kthehej për të kërkuar gjoks. Pas gjashtë muajsh fëmija do të reagojë më shumë në lidhje me mjedisin e tij dhe prindërit do të kenë një ide më të qartë se përse fëmija I tyre po qan.
Aplikacioni e përditëson vazhdimisht bazën e të dhënave:
Chang tha:
Pasi ta shkarkoni këtë aplikacion, duhet vetëm të caktoni datën e lindjes dhe kombësinë. Pasi fëmija qan, duhet të shtypni butonin e regjistrimit për 10 sekonda dhe zëri do të ngarkohet në Cloud Drive. Pas proçesit të diferencimit, rezultati i analizës së zërit do të transferohet në telefonin celular të mamit dhe më pas është mami ajo që vendos nëse rezultati është i saktë apo jo. Mumit, pra mami mund të varet nga situata aktuale për të përcaktuar nëse rezultati i analizës është i saktë apo jo, për të bërë një rishikim për aplikacionin”.
Lexo edhe:
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu