Nëse jeni shtatzanë duhet të informoheni edhe në lidhje me këtë pjesë, pasi gjatë lindjes mund të lindë nevoja e një operacioni urgjence për arsye të ndryshme. Edhe pse në ditët e sotme përdoret gjërësisht anestezia lokale (spinale), disa nëna preferojnë atë të përgjithshme, pra narkozën. Ja cilat janë faktet që duhet të dini rreth kësaj anestezie.
Si aplikohet narkoza?
Kjo është një anestezi që do t’ju bëjë të humbni vetedijen dhe duke qënë kështu nuk preferohet të përdoret nga mjekët. Përse kështu? Sepse nëna në momentin e lindjes së fëmijës duhet të jetë e vetëdijshme, kështu lindja do të konsiderohet më e sigurt. Ajo aplikohet me anën e një aparati që vendoset në rrugët e frymëmarrjes së gruas, i cili çon në organizëm medikamentet që do të bëjnë të mundur humbjen e ndjenjave të gruas.
Cilat janë rreziqet për nënën dhe fëmijën?
Rreziqet janë më të mëdha se lindja me anestezi lokale. Në rastet më ekstreme vështirësohet menaxhimi i normalizimit të frymëmarrjes tek nëna, gjë e cila mund të sjellë pasoja fatale. Për beben rreziqet janë të lidhura me uljen e fluksit të gjakut në momentet që ndodhet brenda utrerusit, si edhe rritet rreziku për depresion neonatal. Ashtu siç e theksuam më lart edhe humbja e vetëdijes së nënës është diçka jo favorizuese për operacionin.
Cilat janë përfitimet?
Është shumë efektive në rastet e operacioneve të urgjencës duke qënë se jep efekte të menjëhershme. Vepron mirë nëse nëna ka probleme me hemorragjitë, tumor në tru, probleme në shtyllën kurrizore si edhe probleme të tjera të cilat nuk e lejojnë aplikimin e anestezisë lokale.
Lexoni edhe: Cila anestezi eshte me pak e demshme?
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu