Djali im ka ecur më parë, vajza ime ka folur më parë, ajo mund të përshëndeste që në muajin e 7… Nëse do të dëgjosh bisedat e nënave, do të kuptosh se çdo gjë rrotullohet rreth fëmijës, nevojave dhe aftësive të tyre dhe ndonjëherë mund të jetë një bisedë e tillë që do të fillojë të krijojë shqetësimet e para të nënës. Përse kështu? Sepse krahasimi mes fëmijëve është diçka e gabuar, që çon në ankth nëse bebi nuk mund të bëjë dicka në një moshë të caktuar.
Sipas ekspertëve…
Aftësitë e vajzave janë të ndryshme nga të djemve, por jo vetëm kaq. Të gjithë fëmijët kanë aftësi të ndryshme nga njëri-tjetri, megjithatë sipas studimeve vajzat do të ishin më të afta në të folurin e hershëm, ndërsa djemtë do të kishin aftësi më të mira motorike. Faza e parë e të folurit, pra belbëzimi do të fillojë më herët tek vajzat, zakonisht rreth muajit 6-7 të jetës, ndërsa tek djemtë zakonisht fillon rreth 1 muaj më vonë.
Përse vajzat flasin më herët se djemtë?
Hipoteza më e pranueshme do të jetë ajo që e lidh këtë aftësi me faktin se pjesa e trurit që lidhet me të folurën, zhvillohet më herët tek vajzat për shkak të hormoneve që ndodhen në trupin e saj. Sipas mjekut pediatër Leo Venturelli, njëkohësisht edhe autor i shumë librave pediatrikë, probabiliteti që djemtë të zhvillojnë aftësi më të mira motorize, ndër të cilat mund të dallojmë zvarritjen më të hershme, si edhe në ngarjen e lodrave me dy rrota.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu