Abuzimi online i femijeve

0 0

Për të mbështetur dhe për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga shfrytëzimi seksual dhe rreziqet e tjera gjatë lundrimit në në internet, ju do të duhet të dini se me çfarë sfidash përballen ata gjatë aktivitetit online.

Si komunikojnë fëmijët online?

Fëmijët 8-9 vjeç

Fëmijët në këtë moshë gjatë lundrimit në internet janë të interesuar për lojrat online, dërgimin e mesazheve dhe email-eve. Ata mund të përdorin internetin për të parë video (për shembull Youtube) dhe mund të përdorin motorrët e kërkimit si google dhe yahoo për detyrat e shkollës. Gjithashtu fëmijët e kësaj moshe mund të vizitojnë dhe rrjetet sociale dhe blogje të ndryshme. Aktiviteti i tyre online mund të përfshijë shkarkimin e lojërave, muzikës dhe imazheve të ndryshme duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh kabllore dhe Wi-Fi nga kompjutera, laptop, smartphone dhe tablet.

Fëmijët 10-12 vjeç

Fëmijët e kësaj grupmoshe kanë një interes të lartë për të kaluar kohën në internet me qëllim argëtimin, socializimin dhe eksplorimin e interesave të reja. Ata fillojnë të shpërndajnë muzikë, ngarkojnë foto, përdorin webkameren dhe mund të krijojnë faqe interneti personale. Fëmijët e kësaj grupmoshe ndjehen komod me pajisjet e komunikimit teknologjik dhe i përdorin ato për të lundruar në web, shkarkimin e aplikacioneve të ndryshme dhe për të shkëmbyer mesazhe. Ata mund të kenë një sërë llogarish në website të ndryshme dhe shumë fëmijë të kësaj grupmoshe janë të vetëdijshëm për parametrat e sigurisë dhe kushtet e përdorimit të vendosura nga këto website.

Fëmijët 13-15 vjeç

Fëmijët e kësaj grupmoshe që përdorin pajisjet e komunikimit teknologjik krahasuar me fëmijët e grupmoshave më të vogla jane me te shumte ne numer . Ata kalojnë kohë të konsiderueshme në rrjetet sociale, komunikojnë me përdorues të tjerë, ndajnë foto, video dhe muzikë me të tjerët, shkëmbejnë mesazhe. Luajnë online me miqtë e tyre por edhe më përdorues të tjerë të panjohur. Fëmijët e kësaj grupmoshe janë përdorues të mirë të telefonave celulare dhe bisedojnë me të tjerët duke përdorur dhe telefonatat me video.

[poll id=”11″]

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X