A mundet nje grua shtatzane te perdore vajra esenciale?

0 0

Mjekja gjinekologe Denise Tiran pohon se përdorimi i tyre është deri diku i lejuar nëse gëzoni shëndet të mirë dhe keni një shtatzani pa probleme por që gjithsesi duhet të tregoni shumë kujdes dhe të informoheni mirë në lidhje me cilësinë e produktit që jeni duke përdorur.

Përse duhet të kemi kujdes?

Sepse ato përthithen nga trupi dhe kanë të njëjtin efekt mbi fëmijën si medikamentet. Është e këshillueshme të përdoren në sasi të kufizuar me vajin e masazhit apo të përhapen në ajër në shtëpi me anën e aparatit aromatizues.

Nëse dëshironi të përdorni një vaj esencial duhet të merrni masat e duhura:

  • Përdorni vetëm një pikë vaj në secilin masazh;
  • Mos përdoni të njëjtin vaj për një kohë të gjatë;
  • E holloni atë me vaj tjetër (1 pikë vaj me 5 ml nga vaji tjetër). vaji i bajames mund të përdoret si hollues;
  • Hidhni një pikë në aparatin aromatizues por mos e lini të punojë më shumë se 10 minuta pasi mund t’ju provokojë të vjella;
  • Më e mira është të filloni të përdorni një vaj esencial pas trimestrit të parë.

Mund të përdorni:

  • Vajin e agrumeve;
  • Vajin e kamomilit;
  • Të piperit të zi;
  • Të lules “lavender”;
  • Të mentes;
  • Vajin e lules “Ylang-Ylang”;
  • Vajin e eukaliptusit;
  • Vajin e lules se quajtur “bergamot” etj.

Mos përdorni:

  • Vajin e rozmarinës;
  • Vajin e lule jaseminit;
  • Vajin e trëndafilit;
  • Vajin e borzilokut etj.

Para se të vendosni ta përdori pyesni më parë mjekun tuaj gjinekolog.

[poll id=”11″]

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X