Mjekja gjinekologe Denise Tiran pohon se përdorimi i tyre është deri diku i lejuar nëse gëzoni shëndet të mirë dhe keni një shtatzani pa probleme por që gjithsesi duhet të tregoni shumë kujdes dhe të informoheni mirë në lidhje me cilësinë e produktit që jeni duke përdorur.
Përse duhet të kemi kujdes?
Sepse ato përthithen nga trupi dhe kanë të njëjtin efekt mbi fëmijën si medikamentet. Është e këshillueshme të përdoren në sasi të kufizuar me vajin e masazhit apo të përhapen në ajër në shtëpi me anën e aparatit aromatizues.
Nëse dëshironi të përdorni një vaj esencial duhet të merrni masat e duhura:
- Përdorni vetëm një pikë vaj në secilin masazh;
- Mos përdoni të njëjtin vaj për një kohë të gjatë;
- E holloni atë me vaj tjetër (1 pikë vaj me 5 ml nga vaji tjetër). vaji i bajames mund të përdoret si hollues;
- Hidhni një pikë në aparatin aromatizues por mos e lini të punojë më shumë se 10 minuta pasi mund t’ju provokojë të vjella;
- Më e mira është të filloni të përdorni një vaj esencial pas trimestrit të parë.
Mund të përdorni:
- Vajin e agrumeve;
- Vajin e kamomilit;
- Të piperit të zi;
- Të lules “lavender”;
- Të mentes;
- Vajin e lules “Ylang-Ylang”;
- Vajin e eukaliptusit;
- Vajin e lules se quajtur “bergamot” etj.
Mos përdorni:
- Vajin e rozmarinës;
- Vajin e lule jaseminit;
- Vajin e trëndafilit;
- Vajin e borzilokut etj.
Para se të vendosni ta përdori pyesni më parë mjekun tuaj gjinekolog.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu