A mund ndikojnë gjenet në infertilitetin mashkullor? Studimi i ri zbulon të vërtetën

0 0

Një studim i fundit tek minjtë meshkuj jopjellorë ka treguar për mungesën e një gjeni riparues.

Gjeni i njohur si XRCC1, është vendimtar për zhvillimin e spermës, dhe siguron sasinë e lartë të spermës, lëvizjen e shpejtë, formën normale dhe përqendrimin e fortë.

Më parë nuk ishte e qartë  sesa i rëndësishëm ishte ky gjen për fertilitetin mashkullor.

Por një studim i ri nga studiuesit kinezë zbuloi se kjo është e vetmja gjë që përcakton cilësinë e spermës.

Ekspertët thonë se ky zbulim është shumë i rëndësishëm për njerëzit, pasi të dhënat tregojnë një rritje shqetësuese të meshkujve infertilë.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë mund ta shkaktojë mungesën e këtij geni.

“Edhe dëmtimi më i vogël i ADN-së në spermatozoidet e meshkujve mund të zvogëlojë pjellorinë dhe të rrisë rrezikun e sëmundjes tek pasardhësit”, thanë studiuesit.

Shqetësimet për infertilitetin mashkullor u rritën në mënyrë globale në 2017, kur hulumtuesit në Izrael dhe SHBA publikuan të dhëna tronditëse se spermatozoidet tek meshkujt që jetojnë në vendet perëndimore kanë rënë me 59.3% në 40 vitet e fundit.

Duke shqyrtuar studimet e mëparshme, studiuesit zbuluan se, që nga viti 1973, përqendrimi i spermës tek meshkujt perëndimorë kishte rënë me më shumë se 52%, duke rënë mesatarisht me 1.4% çdo vit.

Për më tepër, në korrik 2017 u tha se pjelloria në SHBA arriti në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Geni XRCC1 ka qenë prej kohësh i njohur si mbrojtës në shumë lloje qelizash, dhe ky studim i ri është shumë i rëndësishëm në kontekstin e rëndësishëm të spermatogenezës.

Lexo edhe: Keshilla per meshkujt: Si te shmangni infertilitetin per te qene pjellor egjithe jeten

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X