Kafja lidhet me përfitimet shëndetësore tek të rriturit, por për fëmijët mund të jetë e rrezikshme. Është ende e paqartë se si kafeina, një stimulues dhe përbërës aktiv në kafe dhe pijet më energjike, ndikon në zhvillimin e trurit.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye pse fëmijët e vegjël duhet të konsumojnë kafeinë”, tha Terry Cralle, një infermiere dhe anëtare e Këshillit të Gjumit më të Mirë, “Nuk e dimë sesi kafeina prek zhvillimin e trurit tek fëmijët apo adoleshentët”.
Nuk është e qartë se sa fëmijë pinë kafe, por më shumë se 70 për qind e fëmijëve konsumojnë kafeinë në një ditë të caktuar, sipas një raporti nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Kjo shifër vetëm rritet, dhe konsumi i kafeinës është dyfishuar në mesin e adoleshentëve që nga viti 1980.
Fëmijët që pinë kafen ose pije të tjera me përmbajtje kafeine kanë dyfishin e rrezikut të shqetësimeve të gjumit. Megjithëse nuk ka rekomandime formale në lidhje me marrjen e kafeinës nga fëmijët, Kanadaja ka një limit maksimal prej 45 mg në ditë. Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë është edhe më e rreptë dhe i këshillon prindërit që të ndalojnë plotësisht konsumimin e pijeve me përmbajtje kafeine.
Megjithatë, ka disa ekspertë, të cilët janë më pak të shqetësuar për kafen sesa pijet e tjera me kafeinë.
“Unë nuk kundërshtoj që fëmijët të pinë kafe,” tha Kristin Koskinen, një dietologe dhe nënë e 5 fëmijëve. “Sinqerisht, shija e hidhur e kafes zakonisht i mban fëmijët larg saj ose kufizon marrjen e një gllënjke ose dy.”
Megjithatë, është mirë t’i mbani fëmijët larg gllënjkave të vogla të kafes. “Bisedoni me fëmijët tuaj rreth rreziqeve të kafeinës në të njëjtën mënyrë që diskutoni për drogën ose alkoolin”.
Lexo edhe: Konsumi i tepert i kafeines gjate shtatzanise mund te shkaktoje mbipeshe te femijet






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock