Mbështjellja ose lidhja e fëmijës suaj të porsalindur mund të ndihmojë në qetësimin e tyre që të flenë dhe redukton zgjimet. Ndërsa lidhja e fëmijës është mjaft e lehtë për t’u realizuar, ka disa rregulla që duhen ndjekur për sigurinë e fëmijës suaj.
Mbështilleni fëmijën tuaj me një mbështjellëse pambuku për të mos e mbinxehur.
Pse ta lidhni?
Lidhja mund të ndihmojë në qetësimin e një fëmije, mendohet se mbështjellja rikrijon edhe njëherë ambientin e e hapësirës së kufizuar në mitër.
Disa studime kanë treguar se foshnjat që lidhen zgjohen më rrallë dhe flenë më shumë se foshnjat e tjera.
Lidhja gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së papritur të foshnjave duke i mbajtur në shpinë gjatë gjumit.
Por gjithmonë duhet të keni parasysh të mos shtrëngoni aspak pjesën e legenit, pasi shkakton dëmtime serioze tek të vegjëlit.
Kur mund t’i lidhim fëmijët?
Fëmijët mund të lidhen që nga lindja deri kur fillojnë të tregojnë shenja që mund të rrokullisen (zakonisht 4 deri në 6 muaj, por ndonjëherë edhe më të vegjël).
Kur nuk duhet t’i lidhni më?
Ndaloni së lidhuri fëmijën kur mund të rrokulliset mbi barkun e tyre ose në qoftë se duket se lidhja nuk i pëlqen.
Si t’i lidhni?
Përdorni një mbështjellëse prej pambuku për të parandaluar mbinxehjen dhe gjithashtu sigurohuni të mos e keni veshur shumë. Mos e mbuloni koken dhe fytyrën e tyre. Lidheni, por jo sa ta shtrëngoni. Kraharori fëmijës duhet të jetë i lirë që të marrë frymë pa pengesa. Lidhja tek këmbët dhe anësoret e legenit nuk duhet të jetë shumë e fortë sepse mund të dëmtojë atë pjesë.
Lexo edhe: Gabimet gjate gjidhenies qe demtojne rende femijen
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu