A duhet të shqetësohemi nëse fëmija 18 mujash ende nuk flet?

0 0

Fëmija im është 18 muajsh dhe ende nuk flet shumë fjalë as nuk është në gjendje të ndërtojë fjali të shkurtra. A duhet të shqetësohem dhe të drejtohem tek ndonjë mjek specialist?

Mundohuni të mos shqetësoheni nëse fëmija juaj në moshën 18-muajshe ende nuk po flet. Mosha në të cilën fëmijët mësojnë të flasin mund të ndryshojë shumë. Mesatarisht në moshën 18 muajshe, fëmija duhet të dijë të paktën 6 fjalë. Edhe nëse ende nuk i di, nuk ka arsye për t’u alarmuar nëse shenjat e tjera të komunikimit shkojnë mirë.

Fëmija vërtet mund të mos flasë, por ju nuk duhet të shqetësoheni nëse:

  • fëmija është në gjendje të ndjekë udhëzime të thjeshta nga ju, si për shembull “Merre pelenën”.
  • fëmija do të kuptojë shumë fjalë veç e veç, por edhe disa fjalë të bashkuara që formojnë fjali të shkurtra.
  • kur dëshiron diçka, fëmija do ta kërkojë në mënyrën e tij.
  • kur ju i lexoni apo i tregoni libra me figura, mund të tregojë objekte dhe fotografi me nxitjen tuaj.
  • ndërsa luan, duket sikur thotë fjalë pa kuptim.
  • nëse di më shumë se një gjuhë, përdor herë njërën herë tjetrën, duke i ngatërruar ato me njëra-tjetrën.

Mos u shqetësoni shumë për mënyrën se si fëmija shqipton fjalët. Më e rëndësishme është përpjekja për komunikim.

Lexo edhe: Ne cilen moshe duhet te shqetesohemi nese femija nuk flet?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X