Nëna
Tashme keni filluar te merrni informacionet e para rreth shtatzanise. Dicka qe do t’ju vije ne ndihme eshte te blini recipeta me te medha te cilat do t’ju mbajne me mire gjoksin, qe ne kete periudhe eshte mjaft i ndjeshem.
Shume nga ju tani mund te vuajne nga dhimbja e vazhdueshme e kokes, e cila vjen si pasoje e rritjes te hormoneve.
Jo gjithmone shtatezania do te shoqerohet nga te vjellat, dhimbja e kokes dhe te tjera shqetesime. Kjo nuk do te thote se ju duhet te merakoseni, eshte dicka krejt normale. Rastet kur duhet te shqetesoheni jane kur i keni pasur keto simptoma dhe ju jane zhdukur ne menyre te menjehershme ose papritur situata eshte bere akoma me e keqe.
Bebi
Zemra e tij rreh qe tani! Sa e pabesueshme eshte cfare po ndodh ne kaq pak kohe ne trupin tuaj. Ekoja vaginale do t’ju tregoje qarte embrionin dhe ne disa raste do te mund te dallohet koka nga trupi. Gjatesia e embrionit ne kete jave varion nga 1.5–2.5 mm. Rekomandohet te fillohet acidi folik, ne rast se nuk e keni marre ende.
Binjakët
Me anen e nje ekografie do te mund te dalloni qe nuk behet fjale per nje, por per dy bebe!
Babai
Javet e para jane konfuze per ju. Shpesh mendoni ta ndani lajmin e gezuar me te gjithe te afermit shpesh stepeni dhe deshironi te prisni! Jane normale keto ndjenja per ju, edhe pse kjo shtatezani mund te kishte kohe qe planifikohej. Ne kete faze eshte shume e rendesishme te komunikoni sa me shume me partneren tuaj, per gjithcka ndjeni.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu