“Interpretimi i vizatimit të fëmijëve – zbulo fëmijën tënd” është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve apo gjithë atyre që punojnë me fëmijë për të kuptuar më tepër botën e brendshme të të vegjëlve dhe ndonjëherë për t’u thelluar përtej asaj që thonë verbalisht.
Ne do të sjellim një cikël artikujsh marrë nga ky libër nga informacionet e përgjithshme, duke kaluar tek ato më të detajuarat.
Etapat nëpër të cilat zhvillohet vizatimi dhe aftësitë grafiko-motorike në fëmijëri:
19/18 – 24 muaj: Niveli motorik:
- Vizatime uniliterale/të njëanshme, pa një qëllim ose model të mirëorganizuar, “zhgarravinat” e para.
- Përkon me fundin e statit të zhvillimit pskootorik të Piaget.
- Forma centrifugale, rrethore, në drejtim kundërorar.
20-30 muaj: Niveli perceptiv:
- Zotërim të gjesteve dhe veprimeve.
- Vizatim i lirë dhe i qëllimtë, harqe, rrathë, forma pakashumë katrore, drejtkëndore dhe trekëndore.
30-48 muaj: Niveli i përfaqësimeve:
- Bën dallimin mes shkrimit dhe vizatimit.
- Vizatimi i linjave të shkëputura.
- Vizatim i shoqëruar me fjalë.
- Përpjekjet e para të imitimit.
- Përfaqësime grafike të të menduarit simbolik.
4-5 vjeç: Stadi i vizatimit:
- Fillimi i vizatimeve të mirëfillta.
- Skicat e para të përfaqësimit të realitetit.
- Dallime mes formave bazë të vizatimeve dhe objekteve të mirëfillta.
5-7 vjeç: Niveli i realizmit/fantazisë:
- Jo më vizatime primitive, por qartësisht të qëllimshme.
- Përfaqësime grafike ngushtësisht të lidhura me perceptimet e realitetit (psh. në shumicën e rasteve vizatohet shtëpia me çati me majë).
- Njëkohësisht vërehet elementë imagjinativë dhe të fantazisë (psh.ngjyrosja e diellit me blu/jeshil/të zezë).
10 vjeç: Niveli i realizmit vizual:
- Riprodhim strikt i realitetit në vizatime, në forma, ngjyra, përpjesëtime.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.