Kur të tjerët të flasin për mëmësinë, do ta pikturojnë atë me ngjyrat e ylberit, aq të bukura saqë do harrosh se që të dalë ylberi, së pari duhet të ketë rënë shi. Shkëlqimi dhe drita e ylberit do e lërë gjithmonë në hije ngjyrën gri të shiut, por nuk ka asnjë gabim të flasim edhe për grinë, madje duhet ta bëjmë.
Do të zgjohesh pa fuqi gjatë natës, herë pas here. Do ndjesh dhimbje fizike, do të dhembin kockat. Do të betohesh në jastëk se nuk ke fare fuqi, por do të flesh e do të zgjohesh sërish.
Do të vësh në pikëpyetje identitetin tënd. Do të mungojë vetja jote siç ishte më parë. Por, ndoshta s’të kanë thënë se gjithë pjesët e puzzle-it do të bashkohen sërish.
Do e gjesh sërish veten. Ditën që solle në jetë fëmijën, lindën dy njerëz.
Ti do të qash, bebi do të qajë. Ndonjë mbrëmje do të vijë për të qarë se sa rrëmujë është kuzhina, por s’mund ta pastrosh se fëmija fillon të grindet. Por, do ketë edhe gjëra që do të bëjnë për të qeshur. Ka shumë gjëra të mira e të bukura që ju presin në rrugëtimin tuaj.Do jesh e pasigurt nëse po i bën gjërat siç duhet, do të kapë frika, do kesh dyshime, do kërkosh në internet, do pyesësh veten nëse po prodhon mjaftueshëm qumësht për bebin.
Por, bebi yt të ka ty, ti i mjafton.
Do jesh shumë e zënë, por prapë do të duket sikur s’po arrin asgjë.
Në fakt, gjithçka që duhet të arrish në këtë moment, ti po e arrin. Grumbullin e rrobave të palara do e lani dhe ato që presin për t’u sistemuar në dollap do të sistemohen. Momentet e kaosit dhe rrëmujës do të kalojnë.
Do ketë ditë që do duket se gjithçka po shkon shumë mirë, fëmija fle mirë dhe ju ia dilni të bëni gjithçka që keni planifikuar. Të njëjtën gjë mund të mendoni edhe për të nesërmen. Por, e nesërmja mund të jetë ndryshe, fëmija ndoshta s’do të flejë aq rehat, mund të grindet dhe të ketë nevojë për ju aq shumë sa të mos mundeni të kujdeseni për shtëpinë. Do të keni ditë të mira dhe të këqija. E gjitha kjo është normale.
Do të ketë ditë kur do të duket se të ka shteruar gjithë energjia dhe s’ke më asgjë për të dhënë. Përpiqu të kujdesesh për veten dhe për asnjë tjetër. Kjo s’të bën egoiste, por të bën nënë të mirë.
Papritur do të kujtohet nëna jote. Do të ndjesh një respekt e mirënjohje të thellë për të dy prindërit e tu dhe çdo përpjekje që ata kanë bërë për rritjen tënde.
Do ketë raste kur do mendosh se s’ja del dot. Se të duket e pamundur. Por ti mundesh. S’është e lehtë, por ia vlen kaq shumë.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article. https://www.binance.info/en-IN/register?ref=UM6SMJM3
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.info/en-ZA/register?ref=B4EPR6J0
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.info/register?ref=IHJUI7TF