Aulona Musta tregon për çfarë i është mirënjohëse së ëmës që po ia trashëgon edhe Amarës

0 0

Aulona Musta gjithnjë i ka përdorur platformat e saj të komunikimit për të përcjellë mesazhe tek ndjekësit e këtë më së miri mund ta bëjë duke ndarë eksperiencat personale e zakonet e përditshme që i kanë dhënë suksesin që gëzon sot. Ajo është një gazetare, moderatore, sportiste, nënë, bashkëshorte, influencuese e sukseshme dhe jo më kot i gëzon këta tituj, por për shkak të punës, vendosmërisë e vullnetit që i ka pasur bashkëudhëtarë gjithmonë.

Mbrëmjen e djeshme ajo ndau një rutinë që i ka nisur që në fëmijëri e po ia trashëgon edhe të bijës që ka padyshim meritë e rol në atë që Aulona është bërë sot: një grua e suksesshme dhe e kompletuar. Bëhet fjalë për leximin, dashurinë për librin për të cilën Aulona i është mirënjohëse nënës së saj dhe po bën të njëjtën gjë me Amarën. Ndër të tjera, ajo rrëfen se është rutina me të cilën nuk ka asnjëherë kompromis dhe nuk ndryshon kurrë.

“Të dashura nëna dhe baballarë, nuk ka dhuratë më të bukur që mund t’i bëni fëmijëve tuaj sesa t’i përçoni dashurinë për leximin, për librat. Sa më shpejt ta nisni këtë proces, aq më mirë është.

Unë me Amarën kam krijuar rutinën e të lexuarit që kur Amara ishte te barku mamit, e cila vazhdoi kur Amara lindi dhe ishte ende foshnjë dhe padyshim vazhdon edhe sot. Para gjumit, shtrihemi të dyja dhe lexojmë. Gjithmonë. Mund të heq dorë nga shumë gjëra, ama ky është ndër të paktët rituale me të cilët nuk bëj kompromis. Dhe a e dini pse? Thënë popullorçe fare: “sepse ia kam parë hajrin librit dhe të lexuarit” dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohëse mamasë sime që më rriti dhe edukoi me dashurinë për librin.

Prandaj dhe unë po bëj të njëjtën gjë me Amarën. Leximi të zgjeron horizontin, të mbush shpirtin e hap mendjen. Dhe unë mendoj se shoqëria jonë ka nevojë më shumë se sa kurrë të rrisë femijë/të rinj mendjehapur me shpirtin plot”- shkruan Aulona në foton me të bijën e një libër në dorë.

https://www.instagram.com/p/CFfSn62hTNS/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X