Sardelet: janë shumë të pasura me DHA e cila ndihmon në maturimin e trurit dhe sistemit nervor qëndror. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën D ndaj jane nje faktor qe ndihmon ne rritjen e trurit te fetusit brenda barkut tone!
Perbersit per 4 persona
- 500 gr. Sardele
- 250 -300 gr. Salcë domatesh të cilësi së mirë
- 4-5 thelpinjë hudhra
- kripë dhe piper të zi
- gjethe borziloku ose majdanozi
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë kaperi
- 1 specë djegës.
- 1 gjethe dafine
- Pak rigon
Pergatitja
- Pastroni sardelet duke ja hequr dhe shiritin e haleve në mes të trupit të tyre, shpëlajini mirë, kriposini dhe lërini të kullojnë.
- Në një tiganë të përshtaçëm dhe për furrë kaurdisni hudhrat e grira imët me vajin dhe borzilokun, shtoni dhe scpecin djegës dhe kaperin. Sapo përbërësit të aromantizohen shtoni salcën e domateve. Kriposeni, piperoseni, shtoni rigonin dhe lëreni të gatuhet nja 10 minuta sa ti iki aciditeti i domateve.
- Pas 10 minutash rendisni në tiganë një nga një të gjitha sardelet dhe sipër njëra tjetrës nëse vendi nuk mjaftonë. Vendosin gjethen e dafinës dhe tiganin trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20-30 minuta. Derisa shikoni që sardelet janë pjekur, salca është lezetuar.Shërbejeni me borzilok të freskët sipër dhe feta buke të thekur me vaj dhe rigon.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu